• |
ide | kryesore

Mbretërimi i Handanovic merr fund, Inter bën goditjen me kosto zero: Onana kalon me sukses vizitat mjekësore

-Instant, Sport



Interi ka kryer një tjetër goditje me parametër zero. Në fakt, ka zbarkuar tashmë në Milano André Onana. Portieri kamerunas aktualisht një lojtar i Ajax, por me kontratën që skadon në qershor, ka mbërritur në qytet herët në mëngjes dhe tashmë ka përfunduar ekzaminimet mjekësore, mes Coni-t dhe Humanitas. Ai së shpejti do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë me zikaltrit për 5 vjet.

Onana ishte bllokuar prej kohësh nga dyshja Marotta-Ausilio. Portieri do ta mbyllë sezonin në Holandë dhe më pas do të jetë trashëgimtari i Samir Handanovic te Inter. Pas firmës mbi kontratë ai do të kthehet në Kamerun për të mbrojtur portën e Luanëve të paepur në Kupën e Afrikës që zhvillohet në shtëpinë e tij. Interi për momentin nuk prononcohet për ekzaminimet mjekësore, por konfirmon se e kanë paralajmëruar Ajax-in, sipas rregullores, që do të nisë negociatat me lojtarin për në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *