• |
ide | kryesore

Morata ikën, por pas Interit: dëshira e Allegrit ishte Suarez

-Instant, Sport

Alvaro Morata do të largohet nga Juve brenda fundit të muajit, por e tij nuk do të jetë një nisje e rrufeshme. Allegri në fakt ka qenë i qartë me spanjollin, pavarësisht se te Barcelona janë të bindur se transferimi i tij në Blaugrana do të përfundojë brenda pak ditësh. Sulmuesi bardhezi do të “lirohet” vetëm pasi të jetë gjetur një zëvendësues dhe sidoqoftë jo përpara se të luajë në Superkupën e Italisë ndaj Interit, sfidë e paraprirë nga ndeshjet e mëdha të kësaj jave ndaj Napolit dhe Romës.

Në këtë pikë është e qartë se dalja e tij duhet të kompensohet me një hyrje në të njëjtin repart. Tashmë është e qartë se objektivi numër një është Mauro Icardi, i cili përfundoi mënjanë në projektin e PSG. Pengesë është gjetja e marrëveshjes me parisienët, të cilët kërkojnë (sidoqoftë si vetë argjentinasi) shitjen përfundimtare ose një hua me detyrim blerje, ndërsa në Torino janë të prirur të mos shkojnë përtej huazimit të pastër, ndoshta të shtrirë në 18 muaj. Nga ana tjetër, është më e vështirë të arrihet te Gianluca Scamacca, sepse Sassuolo kërkon shumë për kartonin e tij (mbi 20 milionë euro) dhe sepse duhet mundur edhe konkurrenca e Interit.


Por çuditërisht, është shfaqur edhe një emër i tretë. Në të vërtetë, një emër i parë, pasi ishte ai në krye të listës së Allegrit. Bëhet fjalë për Luis Suarez, të cilin Juve kishte tentuar ta merrte dy vjet më parë. Këtë herë, megjithatë, ishte uruguaiani ai që tha jo, edhe për shkak se pas Atletico Madrid ka vendosur të provojë përvojën në MLS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu