• |
ide | kryesore

Pagat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ Shoferët e pastruesit me pagë 1900 usd/muaj. Drejtori paguhet sa trefishi i Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Skandali me të dhënat mbi pagat po nxjerr në pah çdo dite anomalite nepotizmin ne administratën dhe abuzimet me paratë publike. Në data bazën e pagave të prillit zbulohet se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

“Vend pune pëllumbash” quhet në zhargonin popullor. Shoferi më i paguar ai qe merr pagën rreth 1900 dollarë (196 636 lekë) konkurron me zëvendës kryeministrin për pagën. Vetë drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Vetë ky i fundit përfiton një pagë prej afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj, gati 3 herë më shumë se shefi i tij i drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama që paguhet rreth 2200 dollarë (228 730 lekë) dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta që përfiton afro 2500 dollarë në muaj (257 000 lekë).


Ndërkohë një punëtor pastrimi në Fondin Shqiptar të Zhvillimin përfiton bruto 1200 dollarë muaj. Krahasimi me pagat e larta të administratash shtetërore është njëra anë e medaljes, pasi po t’i krahasosh me mësuesit (85 350 lekë) shoferet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit paguhen sa dy të tillë, apo sa tre policë rendi (50 000 lekë).

Kurse pjesa tjetër e administratës të FSHZH, juristë dhe specialistë të ndryshëm fut nëpër xhepa me mijëra dollarë çdo muaj si pagë fikse (170 100-601 800 lekë). Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion buxhetor, me vende pune që sulmohen nga të afërm zyrtarësh, por kjo ka pak rendësi pasi çdo kush ka të drejtë të synojë një pagë dinjitoze. Ajo që bën të padrejte është krahasimi me ushtrinë prej dhjetra mijëra nëpunësit te administratës shtetërore, mësuesish, policesh, mjekesh e kështu me radhë, qe merr çdo muaj një pagese mbijetese.

3 Comments

  1. I lumte suma ,kur po zhvasin te gjithe pse ky drejtori i FSHZH te mos marr rrogen me te madhe se KM,ai ka 20% ,ky merr 3 here rrogen e KM.
    Ky popull paska qene shume i pasur perderisa e rrjepin dhe nuk mbarojne lekuret, delet flejn dhe ujqerit shqyejn vendin.

    1. Ec aty, nuk ka fund e keqja ne kete vend.
      Kushedi sa xheloz do ndihet Ben Ahmetaj per keto paga te majme.
      Mos harro popull i mbaruar se keta te FShZh-se kane dhe tendera shume dhe 20 perqindshi qe drejtori merr nuk deklarohet kurre.
      Shqiperia qe duam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu