• |
ide | kryesore

Presidenti meksikan i ka kërkuar Trump që të falë Julian Assange

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador i ka kërkuar Trump të falë themeluesin të WikiLeaks, Julian Assange. Kërkesa u bë në një letër përpara largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë, por sipas Lopez Obrador, ai nuk mori përgjigje.

Presidenti meksikan i ofroi edhe një herë azil politik Assange, ndërsa i kërkoi SHBA-së të vepronte në mënyrë njerëzore për sa i përket rastit të Assange. Në konferencën e tij të përditshme për shtyp, Lopez Obrador vlerësoi politikën e jashtme të Meksikës për azilkërkuesit, duke siguruar se Assange nuk përbën asnjë rrezik për Meksikën nëse ai u përmbahet ligjeve meksikane dhe nuk ndërhyn në punët e jashtme.

“Assange është i sëmurë dhe kërkon solidaritet, tha Lopez Obrador në një konferencë për shtyp.

Në janar 2021, Lopez Obrador i kishte ofruar azil politik Assange pasi një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar refuzoi ekstradimin e tij në SHBA. Në atë kohë, Obrador vlerësoi vendimin e gjykatës në favor të Assange.

SHBA akuzon Assange për spiunazh pasi WikiLeaks publikoi qindra mijëra faqe dokumentesh qeveritare dhe emaile, duke përfshirë ato në lidhje me krimet e mundshme të luftës nga trupat amerikane në Afganistan dhe Irak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *