• |
ide | kryesore

Rriten rastet me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orë mbi 1 mijë të infektuar

-Instant, Arkiva, Lajme



Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë identifikuar 1, 197 raste të reja me COVID nga 7, 483 teste të realizuara, duke shënuar një rritje të infektimeve, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 12 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë ISHP ka regjistruar 331 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 227, 168, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 7, 996 qytetarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *