• |
ide | kryesore

Sfidë totale për Haaland: Real e Barça gati ta rrëmbejnë nga Dortmund

-Instant, Sport



Në të ardhmen e tij është Spanja, kjo është e sigurt. Ose, të paktën, kështu ka thënë ai vetë nga pushimet në Marbella. Çështja është se Spanja e tij është e ndarë në dysh: nga njëra anë Real Madrid, nga ana tjetër Barcelona. Në mes, gati për të kaluar te ofertuesi më i lartë, është padyshim ai: Erling Haaland, 21-vjeçar që ka realizuar 76 gola e 20 asist në 75 ndeshje me Borussia Dortmund. Me pak fjalë, sulmuesi më i mirë përreth dhe qendërsulmuesi i së ardhmes. Ose, me fjalë të tjera, njeriu i duhur për të ringjallur madhështinë e Realit dhe Barcelonës.

Haaland pëlqehet shumë, por kushton po aq shumë: ka ende një kontratë relativisht të gjatë, deri në qershor 2024, ndaj për tia rrëmbyer konkurencës, duhet kaluar nga Dortmund, që nuk ka ndërmend të bëjë dhurata. Shifra? Vështirë të hipotezohesh në mënyrë të saktë, por flitet rreth 150 milionë edhe pse muajt e fundit ka qarkulluar një kërkesë e pretenduar për 180. Për të mos folur për rrogën që do t’i rezervohej: në Gjermani ishin gati të vendosnin në tavolinë 16 milionë në sezon, kështu që pak a shumë do të jetë çmimi fillestar.

Haaland dëshiron të dijë menjëherë destinacionin e tij dhe për këtë arsye, shkruan Marca, Real dhe Barcelona kanë filluar të vlerësojnë realizueshmërinë e marrëveshjes. Laporta, për shembull, ia ka bërë të qartë njerëzve se “çdo gjë është e mundur”. Blancos, nga ana e tyre, kanë treguar disa herë në të kaluarën se “çdo gjë është e mundur” mund të bëhet një filozofi e jetës. Me pak fjalë, kur donin shumë një lojtar, nuk kurseheshin. Për shpenzimet, në fakt, do të kishte bërë punë një klauzolë variabël nga 75 në 90 milionë që mund të aktivizohet në seancën e ardhshme të merkatos verore. Por klauzola është mohuar nga drejtori i përgjithshëm i verdhezinjve, Hans-Joachim Ëatze, gjatë një mbledhjeje aksionerësh (“Nuk mund të konfirmoj një klauzolë lirimi të tillë”, shpjegoi ai). Kështu, është më mirë të thuhet se ka një pakt zotërinjsh që Dortmund nuk duhet të kundërshtojë largimin e sulmuesit të tyre në fund të sezonit, me destinacion Spanjën, por me pqartësinë e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *