• |
ide | kryesore

Terror në Tiranë/ Breshëritë e Kallashnikovit i marrin jetën 35-vjeçarit, katër të plagosur

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një Benz E Class ngjyrë e zezë ndalon para lokalit “Neë Focus Lounge” në Tiranë. Nga dritarja e makinës tyta e një Kallashnikovi drejtohet nga një tavolinë e lokalit. Në orën 16.15 minuta zona e Don Boskos është plot me njerëz.

Breshëritë e armës që derdhen drejt lokalit, që nga makina shkaktojnë kaos në të gjithë zonën. Mjeti largohet me shpejtësi duke lënë pas në lokal njerëz të terrorizuar. Mes tyre, një i vrarë dhe disa të plagosur.

Disa orë më pas, viktima identifikohet si Erjon Çela, 35 vjeç. I plagosur ka mbetur Blerim Çela vëllai i tij. Policia thotë se ky është rëndë në spital, pasi ka plagë në këmbë dhe në fytyrë. I plagosur ka mbetur edhe daja i viktimës, Edmond Crroj.

19-vjeçari Azbi Selmanaj kamarier i lokalit ka marrë plagë në shpatull, ndërsa Arben Dani, 46 vjeç ka mbetur i dëmtuar në këmbë.

https://streamable.com/e1274v

Atentatorët kanë kthyer makinën në vend dhe janë larguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës.
Ende nuk dihet asgjë mbi arsyet e atentatit, pasi të gjithë të plagosurit rezultojnë të jenë pa precedentë penalë.

https://streamable.com/87xxrp

Policia nuk ka ende asnjë informacion për atentatorët dhe pas verifikimit të targave ka rezultuar se mjeti ishte pajisur me targat e një makine tjetër. Ndërkohë në zonën e Don Boskos pas atentatit rrugët kanë rënë në heshtje./Lapsi.al



5 Comments

  1. Ne jemi populle i mallkume për shkate mentaliteti Turke Otomane!… Keto lloje ngjarjesh ndodhin veq ne vendet myslimane as në Rusi as në Kine keto lloje krimesh nuke ndodhin.. kjo nuke eshte vrasje individuale por terrorizem vraje mbrapshte e mbare kushe të dale perpara atye munde të ishte vrare kushe do qytetare edhe duke kaluare në rruge a po duke pire kafe në lokalet të pshurrsha shtetin që kemi pasure keto 30 vite

  2. Mes personazheve që kanë shoqëruar Sali Berishën në tentativat e tij për të pushtuar selinë e PD-së, është edhe Myftar Lumeshi, bashkë me Sali Lushën dhe Agron Kuliçajn. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi ka qenë protagonist të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998

    1. Po ca lidhje ka ky koment ne kete shkrim o troll mavi??? Po qe po viten nga kokaina e Ramazanit qe futet lum, a ke noj koment o te qifsha robt?!

  3. Albanistan hesapi!?

    Ketu njerezit vriten si te ishin pula, ndersa Ramazoni i ka syte te vellai Vucic kush behet i pari lider global?!

  4. Kjo eshte Shqiperia dhe shteti prej kartoni qe ka ndertuar Edvin robqiri me shoke. Thjesht jemi kufoma te te nesermes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *