• |
ide | kryesore

The Weeknd, gati albumin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



The Weeknd shumë shpejt do të publikojë një album të ri. “Dawn FM” do të dalë këtë të premte, më 7 janar. Tyler, The Creator, Lil Wayne, Quincy Jones, bashkëpunëtorja e shpeshtë Oneohtrix Point Never dhe, në mënyrë të habitshme, aktori Jim Carrey janë në regjistrimin e tij të shumëpritur. Ai ka zbuluar edhe artin e kopertinës se tij kreative, ku shfaqet si një i moshuar.

Në një mesazh që ai postoi në “Instagram” javën e kaluar, The Weeknd shkroi: “Muzika mund të shërojë dhe kjo më duket si më e rëndësishme se thjesht një tjetër album. Le të heqim dorë nga çdo gjë dhe ta shijojmë me njerëzit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *