Një stuhi dëbore në Washington ka bërë që Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden të mbetet i bllokuar në avionin “Air Force One” për rreth 30 minuta. Pamjet kur Biden nguron të zbresë nga aeroplani janë bërë virale.
Biden mundi të largohej nga avioni vetëm pasi stafi i aeroportit me vështirësi vendosi shkallët në derën e avionit. Kamioni po shtynte shkallët me ndihmën e punëtorëve, ndërsa punonjësit po çanin borën e madhe.
Më pas presidenti amerikan shihet teksa mbuloi fytyrën me një maskë dhe ndërsa zbriste shkallët një agjent i Shërbimit Sekret e ndoqi atë gjatë gjithë kohës. ©LAPSI.al