• |
ide | kryesore

Atentati në Vlorë, 36-vjeçari u qëllua nga persona në “Range Rover” (Detajet)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Atentat i mirëmenduar ai i Vlorës por pa mundur që të neutralizojnë shënjestrën e tyre. 36-vjeçari Diego Hanaj mori një plagë plumbi në dorë, pasi ndaj tij u qëllua nga një automjet tip ‘Range Rover’, ndërsa dyshohet se në ngjarje ka marrë pjesë edhe një makinë tjetër. Autorët i kishin zënë pritë Hanajt në lagjen Pavarësia, pranë një kryqëzimi. I riu i shpëtoi të shtënave vetëm me një gërvishtje në dorë.

Nisur nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë me qëllim vrasjen e 36-vjeçarit Diego Hanaj. Zona ku ndodhi atentati është maft e populluar dhe me kamera sigurie të bizneseve, pamjet e të cilave mund të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. Janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë qenë dëshmimtar në momentin e atentatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *