• |
ide | kryesore

Dhunoi prindërit në Elbasan, policia arreston 29-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi akuzohet se rrahu prindërit e tij. Policia mbërriti në shtëpinë e të riut pas njoftimit se aty po ushtrohej dhunë duke e arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, i cili tashmë duhet të japë llogari për veprën penale “Dhunë në familje”.

Për të njëjtën akuzë, dhunë në familje, është arrestuar edhe një 64-vjeçar nga Librazhdi, i cili ka rrahur bashkëshorten e tij.

“Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *