• |
ide | kryesore

Inter nuk ndalet, pas Onana edhe Ginter: kontratë 4 vjeçare për 3,5 milionë euro

-Instant, Sport



Pas goditjes së bërë në portë me Onana, Interi dëshiron të mbyllë një tjetër përforcim në mbrojtje, një lojtar me përvojë dhe vlera që do të kompletojë repartin për sezonin e ardhshëm. Te zikaltrit vazhdon presioni për Matthias Ginter, i cili ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën që skadon me Borussia Moenchengladbach. Marotta ka vendosur në tavolinë një kontratë katërvjeçare me vlerë 3.5 milionë në sezon, një ofertë që kënaq qendrorin gjerman.

Vazhdon gjuetia për lojtarë me parametër zero për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm te Inter. Lojtarë të besueshëm dhe me përvojë janë profilet e kërkuara nga Marotta dhe Ausilio, karakteristika që i përkasin pikërisht Ginter. Mes shumë ofertave në adresë të qendërmbrojtësit gjerman, asnjë për momentin nuk është më tërheqëse se ajo zikaltër. Për këtë arsye në Appiano ka një optimizëm të madh për mbylljen e marrëveshjes. Ginter do t’i bashkohej kështu treshes së ‘mrekullive’ të përbërë nga De Vrij, Skriniar dhe Bastoni, por gjithashtu mund të zëvendësonte holandezin, kontrata e të cilit skadon në 2023, nëse Suning do të detyrohej ta sakrifikonte atë në verë në emër të buxhetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *