• |
ide | kryesore

PD ul qepenat, në seli nuk hyn dot as Jorida Tabaku mbështetëse e Lulzim Bashës (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Etiketa “Lul Brava”, që Sali Berisha i ka vënë Lulzim Bashës, duket se po iu rezulton e vërtetë edhe grupit të mbështetësve të kryetarit të shkarkuar me referendum të PD-së. Deputetja Jorida Tabaku nuk ka mundur dot sot të hyjë në selinë blu pasi dera kryesore ishte e mbyllur.

Pamjet flasin vetë më shumë se çdo fjalë tjetër. Ajo priti për disa minuta aty dhe bëri një telefonatë. Me sa duket Tabaku nuk ishte informuar për rregullat e reja në PD, që hyrja nuk do të bëhet më nga dera kryesore, por nga një portë tjetër anësore.

Ditët e fundit ka pasur raportime se me urdhër të Bashës janë vendosur dyer dhe dritare të blinduara në selinë blu, për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm nga mbështetësit e Berishës në protestën e thirrur prej tij më 8 janar. Sidoqoftë pamjet ecejakeve të Jorida Tabakut nëpër shkallë dëshmojnë degradimin e situatës në PD. Gati gati sikur po përmbushet edhe parashikimi apo profecia që ka thënë para disa kohës Aurel Plasi, se mbase ka ardhur koha që Partia Demokratike të ulë qepenin nëse nuk riorganizohet dot. Shihni videon më poshtë.  ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=bIpVHiSEUS8



7 Comments

  1. Paska ik për lesh.. Uaaa çfarë ordiner.. Si mund ta bëjë dhe këtë.. Ky qenka robqire komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *