• |
ide | kryesore

Rreth 38% e popullatës të vaksinuar me tre doza, rritet numri i infektimeve në Korenë e Jugut

-Instant, Arkiva, Planet



Korea e Jugut ka shënuar një rritje të rasteve me koronavirus.

Zyrtarët shëndetësore bënë me dije se të martën u shënuan 4, 444 raste të reja dhe 57 viktima.

Sipas të dhënave nga shërbimi i Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë, shkalla e vdekshmërisë ka mbetur e pandryshuar me 0.90%, ndërsa nga janari i 2020 gjithsej janë regjistruar 649, 669 të infektuar.

Sakaq autoritetet theksojnë se në spitale është ulur numri i pacientëve të shtruar në gjendje kritike.

Ndërkohë rreth 83,2% e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 37,7 % kanë marrë vetëm dozën e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *