• |
ide | kryesore

Shpejtësi dhe të dehur në timon, policia aksion ndaj mjeteve që rrezikojnë qarkullimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit kanë ndërmarrë një fushatë kontrollesh ndaj mjeteve që kanë rezultuar të rrezikshëm për sigurinë rrugore në Tiranë. Në kuadër të këtij aksioni në ditët e para të vitit 2022 është bërë i mundur ndalimi i 5 shoferëve që kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur duke rrezikuar veten dhe të tjerët. Po ashtu, autoritetet policore njoftojnë se janë  proceduar 23 drejtues për shpejtësi të tepërt, madje edhe gara shpejtësie të mirëfillta.

Për errësimin e xhamave janë proceduar administrativisht 29 persona, ndërkohë që 131 kishin si shkak  përdorimin e aparatit celular, dhe 56 parakalimet e gabuara. Ndërkohë, 1130 të tjerë janë gjobitur për kundërshtim të rregullave të qarkullimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *