• |
ide | kryesore

Ish mbështetësit që u tërhoqën nga mbrojtja në TV e Bashës 

-Instant, Kryesore



Që prej atij që Basha e konsideroi si kuvendi i 18 dhjetorit disa nga mbrojtësit publikë më të vendosur të kryetarit të kontestuar të PD-së, po refuzojnë të dalin në ekrane për të propoganduar tezat e tij. Vëzhgues të vëmendshëm mediatikë kanë vënë re se Salianji, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma dhe deri diku Alibeaj kanë braktisur llogoren e betejës në PD.

Po ti hedhësh një sy emisioneve të fundit politike vendin e tyre e ka zënë sekretari i sapo promovuar, Roland Bejko që ka shtuar praninë në studiot televizive. “Shumë nga ata të cilët deri pak kohë më parë vinin me qef të mbronin Bashën, tani rrefuzojnë me arsye kota: “jam pa qef”, nuk jam në Tiranë”, “kam dalë shumë në TV”, tha për Lapsi.al një producente programi e një televizioni të rëndësishëm në vend.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Pse Basha po nxit dhunë?

Arsyet e këtij rrefuzimi mund të lidhen së pari me presionin që këtyre personazheve politikë u bëhet nga antarësia dhe me frikën nga gjuha linçuese që përdorin mbështetësit e Berishës ndaj rivalëve të tyre.

Por, burime brenda grupit të bashistëve thonë se ajo lidhet edhe me një lloj zhgënjimi nga mosmirnjohja e Bashës. “Ai nuk ti njeh kontributet, sa më shumë ti sakrifikon për të, aq më tepër ai afron pranë vetes dhe në vendimmarrje oportunistët që duan ta mbajnë mirë me të gjithë”, mësohet të ketë thënë njëri nga ata që kanë bërë një tërheqje të butë.  

Ka një mendim për të përgjithshëm se luftën personale që ka ndërmarrë Berisha për ta shkarkuar, Basha do ta përpjestojë me të gjithë deputetët, duke i bërë ata aksionerë në halle, por jo në privilegje.

Edhe të shtunën e 8 janarit, kur idhtarët e foltores do të zhvillojnë në mesditë një protestë te selia e PD, Basha ka thirrur, në të njëjtën kohë, po në seli një mbledhje të grupit parlamentar. Mesazhi është i qartë. Protestuesit do të tubohen kundër Bashës dhe për lirimin e zyrës prej tij, ai kërkon të shndërrojë në target të gjithë deputetët.

Grupet e deputetëve/ Kush janë pro Berishës, pro Bashës. Dhe neutralët në PD

Pikërisht kjo strategji për të përdorur gjithkënd duket se i ka ftohur disa nga mbështetësit e tij publikë. “Një ditë Bashës iu desh ta thërriste vetë në zyrë Ervin Salianjin për ti kërkuar të dilte në një program politik të asaj mbrëmjeje” tregon burimi i Lapsi.al. Kjo qe hera e fundit që deputeti i Korçës u pa në TV për debatin mes palëve në parti.  

Pikërisht kjo tërheqje e heshtur e ka shtyrë kryetarin e kontestuar të PD-së të jetë vetë më aktiv. Në fund të vitit të shkuar ai i shpeshtoi shumë daljet televizive, ndërsa 2022 e inaguroi me daljen e parë në bazë, në tubimin e Dibrës.

Foto nga selia/ Rengu që të rinjtë e FRPD i bënë Bashës

Po të bëhet një bilanc, në këto momente, përpos Bejkos, shumë aktiv në mbrojte të linjës zyrtare ka mbetur vetëm Gazmend Bardhi dhe deri diku Enkelejd Alibeaj, ndonëse jo me të njëjtin pathos si më parë.

Ndoshta të gjithë janë duke pritur se ç’do të ndodhë në 8 janar.

©Lapsi.al

 



23 Comments

    1. Një gjë duhet ta keni të kjartë.
      Të gjithë ata që po i vihen me gurë në trastë Bashës, dëshirojnë shkatërimin e PD e në fakt bëjnë politikën e Ramës.
      Një Parti demokratike e quajtur non grata nga tempulli i demokracisë botërore, SHBA, do të ishte rikthimi i Shqipërisë 30 vite pas..
      Kjo i intereson vetëm Edvin Ramës dhe kasketave të vjetra enveriste.
      Berisha në rikthimin e tij të tretë, po e paraqet veten gjoja si mbështetës të Trumpit.
      Përse haroni kaq shpejtë o shqiptarë që gjithë mediat shqiptare mbështetës të Ramës që sulmonin dikur me tërbim Trumpin, sot po mbështesin Berishën ?

    2. Amoni ju koftë, nxjerrni parzitin uzurpator me flokë të llakiratta me shkelma të shtunën e luftone Ramën se ka me na bo shumë dam neve Kosovarëve në KS të OKB-së.

      1. Lexo këtë Dylaverin o Bushat që të kuptosh se cila është shumica e Berishës për të cilën je i bindur edhe ti.
        99.99% të votave merte edhe Enveri me partinë e tij për aq kohë sa rojti, por a mos vërtetë kjo shifër përbënte numurin real të mbështetësve të tij ?

  1. Te gjithe ata qe permenden ne shkrim jane vleresuar maksimalisht nga Basha, muhabetet e tjera jane spekulim. Kur ata ishin aktiv ne media Lapsi thonte pse nuk del vete Basha. Tani qe paska konstatuar nje Bashe aktiv ne media dhe tek antaresia, Lapsi thote se pse nuk del Grida, Salianasi etj., etj. Pse nuk i ben pershtypje Lapsit terheqja e Berishes dhe aktivizimi i Mulit, Bumcit & co. Po lupen Lapsi e perdor vetem per Bashen i cili me qetesine dhe strategjine e tij, me mbeshtetjen ne rritje te nderkombetareve dhe opinionit qytetar po i nxjerr nga fiqiri kundershtaret e tij duke i sfazuar drejt dhunes.

      1. O GËLBAZË ! Thuaj dhe Namutit. Banju gadi që me 9 janar me var vedin.
        Nuk e keni ba me 26 prill, duhet me e ba i tesh.
        Boll ditë të zeza ju kanë pa sytë.

    1. me qetesi e dashuri, Basha nuk ka me startegji; ai pret vetem kur ta leshoj pushtetin rama gje per te cilen shumica e demokrateve nuk jan dakort….

    1. Se kush e meriton titullin bythqir, duket sheshit. Ate e meriton nje frikacak qe blindon dyer e dritare qe mos te lejoje zgjodhesit , votuesit e tij te hyjne ne seli e ngujohet si Oso Kuka ne kull te barutit dhe nje specie si puna jote qe do vdesesh urrejtes pataologjik i atij qe mblodhi gati 5000 demokrate ne stadium.
      Sufllaqe, pas dates 8 Janar 2022, fillon countdown-i dhe i sufllaqeve te tua bashke me qerimin e Braves dhe Ramazanit.

  2. Ky perfundim qe nxjerr ky artikull me duket kaq idiot dhe pa vlere sa me vjen keq per kohen qe i kushtova. Mjerim.🤫😥

    1. E paska more malli Andin per Griden dhe Salianin, po qesh me lot. Qenka dashuru tashti Andi me Gjekmarkaj po do bohet xheloz Batoni.

  3. Shkrim per femijet antikap. Basha tregoi e po tregon se nuk ka ndermend te terhiqet nga presioni i Berishizmit, e vetmja rruge e ketij fare “revolucioni” haxhiqamilist eshte te ekzekutojne Bashen.

  4. Por mua më kujtohet fare mirë kur mbasi u ul aty dhe po dëgjonte se çfarë po bisedonim ne, hyn Preçi me tekstin që kishte përgatitur që do lexohej dhe të bënte përshtypje që në tekst i bëheshin shumë elozhe Ramiz Alisë, si babai i pluralizmit pra domethënë një qëndrim shumë konformist. Duket se kjo gjë nuk i pëlqeu Edi Ramës dhe tekstualisht tha: Ore ju hala me Ramiz Alinë? Dhe u hodh Gramoz Pashko qe i tha: Edi ne kështu mendojmë, ti je i mirëpritur por nëse ti nuk je dakord me këto mendimet tona ti mund të krijosh një parti tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *