• |
ide | kryesore

Gjendet makina e djegur në një fshat të Vlorës, dyshohet se i përket autorëve të plagosjes së 36-vjeçarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme ndaj 36-vjeçarit Diego Hanajt. Blutë njoftojnë se një makinë e djegur është gjetur në fshatin Trevllazër dhe dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur 36 vjeçari. Policia e Vlorës po vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit. Ndërkohë janë marrë në pyetje 8 persona banorë të lagjes ku ndodhi atentati.

36-vjeçari Diego Hanaj u plagos ditën e djeshme në hyrje të pallatit ku banonte. Ai u qëllua disa herë nga një automjet në lëvizje. I riu u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *