• |
ide | kryesore

“Këtu mban një erë…” Wanda zbulon fobinë e Icardit dhe si fali frigoriferin

-Instant, Sport



Në Argjentinë, Wanda Nara ka dhënë një intervistë për një markë veshjesh së bashku me bashkëshortin e saj Mauro Icardi. Në këtë intervistë ajo u hap plotësisht, duke folur edhe për një fobi të pazakontë të lojtarit të PSG-së. Ajo që ka zbuluar para kohe detaje të intervistës, ka qenë prezantuesja televizive Pía Shaw, në “Los Angeles a la Mañana”. Mauro Icardi i urren erërat e këqija dhe jeton duke parfumuar veten.

Wanda më pas tregonte një episod të jashtëzakonshëm: “Shiko, unë jam gati t’ju tregoj diçka që ka ndodhur, Mauro ndjeu një erë të keqe në kuzhinën e shtëpisë në Santa Barbara dhe filloi të kërkonte se nga vinte derisa zbuloi se vinte nga frigoriferi. Më pas i tha Wandës që e zbrazi dhe e pastroi gjithçka. Por kjo ende nuk e kënaqi lojtarin që vazhdoi të ndjente erë të keqe në kuzhinë. Çfarë bëri? Ai tha “mirë, jam i lodhur, hajde dhuroje këtë frigorifer dhe nesër të sjell një të ri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *