• |
ide | kryesore

Kosovë, sekuestrohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në jug të Mitrovicës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetuesit e Policisë në jug të Mitrovicës në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ të këtij qyteti, ku janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

Hetuesit e policisë në jug të Mitrovicës në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ të këtij qyteti, ku janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave. Sipas policisë, për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme, hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *