• |
ide | kryesore

Makina shtyp 15-vjeçari në Berat, i mituri në gjendje të rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një nxënës i shkollës “Kristaq Capo” ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë, e cila pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Shoferi i makinës tip BMW është larguar nga vendngjarja, ndërsa 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë.

15-vjeçari, Zalo Prendi është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal në Berat. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit të makinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *