• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë, i riu shqiptar ekzekutohet në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Britanisë së Madhe, ku si pasojë e një sulmi brutal në rrugë ka humbur jetën një 22-vjeçar. Viktima është Fatjon Oruçi , i cili vdiq tragjikisht pasi u sulmua nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar, raportojnë mediat në gjuhën angleze. Autopsia zbuloi se 22-vjeçari shqiptar ishte dhunuar dhe qëlluar disa herë me thikë nga autorët. Autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare në lidhje me vrasjen. Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe janë duke u hetuar për ngjarjen. Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen. Hetimet për këtë rast të rëndë vazhdojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *