• |
ide | kryesore

Ragnick i padëshiruar, United klubi ku nuk duan të jenë: 11 lojtarë kërkojnë shitjen urgjente në janar

-Instant, Sport



Pas shkarkimit të trajnerit Solskjaer, edhe me Ralf Rangnick kriza e Manchester United vazhdon. Pas humbjes së katërt në 10 ndeshje të luajtura në Old Trafford, e fundit kundër Wolverhampton, dhoma e zhveshjes e Red Devils është një fuçi baruti. Sipas The Mirror, disa lojtarë janë shprehur të pakënaqur dhe synojnë të largohen nga ekipi në këtë afat kalimtar dimëror. Në total janë njëmbëdhjetë lojtarët e pakënaqur, duke përfshirë Lingard, Van de Beek, Bailly dhe Henderson.

Klima nuk është ajo më e mira, siç e tregon mbi të gjitha komunikimi i dobët mes lojtarëve në fushë. Tifozët e zhgënjyer e shënjestruan me kontestime e fërshëllima ekipin gjatë gjithë ndeshjes me Wolves për paraqitjen e tyre të dobët. Mes lojtarëve të tjerë që kanë kërkuar transferim të menjëhershëm janë edhe Cavani e Martial. Një situatë gjithnjë e më kritike dhe e pamenaxhueshme, pavarësisht ndryshimit të menaxhimit teknik. Edhe Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me situatën, pavarësisht se nuk e shpreh hapur dëshirën për të ndryshuar ajër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *