• |
ide | kryesore

RENEA zbarkon në Shkodër, por dhunon në rrugë gazetarin e ABC: Mos filmo!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa duhej të ndalonin persona të rrezikshëm e banditë që lëvizin e bëjnë “ligjin” në Shkodër, RENEA, ka harruar sonte misionin e saj dhe të gjithë “forcën” e ka treguar ndaj gazetarit të ABC, Simon Shkreli filmonte aksionin.

Në sy të familjes së tij dhe fëmijëve, trupat e RENEA-s kanë dhunuar korrespondentin e ABC në Shkodër edhe pse ky i fundit u ka treguar atyre dokumentin e gazetarit dhe se ishte në punë.

“Jam gazetar, jam në punë, ja ku e kam “badgen””. Këto fjalë nuk kanë mjaftuar për “trup mëdhenjtë” e RENEA-s të cilët duke dhunuar gazetarin i kanë marrë edhe “badgen” identifikues si punonjës në media.

Kjo situatë është parë edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës Hamdi Fjora dhe shefi i Komisariatit Paulin Çupi. Këta dy të fundit kanë pasur një komunikim të shkurtër me gazetarin dhe e kanë njohur, por pavarësisht kësaj trupat e RENEA-s nuk kanë nguruar të ushtrojnë dhunë ndaj tij, sapo ai ka shkëmbyer disa fjalë me drejtuesit e policisë në Shkodër.

“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja.

Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu.

Unë nuk e njihja. Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit” – shkruan gazetari. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Nuk je anila hoxha ti qe te qurravitet drejtori i policise dhe ministri i brendshem. Cne qe cojne renean per keto?! A nuk ishte nje njesi e quajtur Fast dhe e reklamuar me pompozitet per te kapur personat ne kerkim?!

  2. Kjo është policia e Ram guc derit që u shërben kriminelëve se vet janë kriminel he corona ua shkërdheftë familjen me radhë duke mos e heruar edhs ram gomarin

  3. cfare duan gazetaret ku policia ka nje aksion?! apo i raportuan ato cfare duhet vertet te raportojn dhe mbeten aksionet e policis pa filmu?! vend rrumpall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *