• |
ide | kryesore

Video/ Juventus ndalet nga Napoli me tre ‘të izoluar’ në fushë: vetëm 1-1 por vendimi i ASL do të ketë pasoja

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon 1-1 ndeshja e mbrëmjes së javës së 20-të të Serie A mes Juventusit dhe Napolit. Në Allianz Stadium, pas dyshimeve të ditëve të fundit për zhvillimin e ndeshjes, Napoli doli në fushë edhe me tre lojtarët e “izoluar” nga ASL, duke gjetur avantazhin në minutën e 23′ me Mertens pas një çerek ore lojë nën dominimin e furishëm bardhezi. Juventus arriti ta sistemonte ndeshjen vetëm në fillim të pjesës së dytë me Chiesan, në minutën e 54-të, duke mbetur -5 në renditje nga të kaltrit.

Nuk ishte skena që do të kishte merituar kjo ndeshje, ndoshta as shfaqja brenda dhe jashtë fushës. Juventus dhe Napoli sfiduan njëri-tjetrin në një stadium gjysmë bosh në Allianz dhe pas ditësh pasigurie, që vazhduan deri në fund, me faktin nëse mund të luhej ndeshja. Rezultati përfundimtar 1-1 lëviz renditjen e të dyve, por në fakt i shërben pak Allegrit ashtu si edhe Spallettit, pozitiv me Covid dhe i zëvendësuar në pankinë nga Domenichini. Surpriza, më saktë, ishte të shihje në fushë tre lojtarët e “izoluar” nga Asl2 e Napolit. Vendim, ai napolitan, që nuk do të kalojë pa pasoja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *