• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha e ‘katranos’, Bajrami i shënon: gjashtë gola për një barazim në Olimpico, fitojnë jashtë Verona e Cagliari

-Instant, F1, Sport, Video



Lazio është ndalur në një 3-3 përballë Empolit, ku Bajrami i shënoi Strakoshës me penallti, që vetë portieri i Lazios e shkaktoi. Nuk e ndihmon portierin e kombëtares kjo situatë, megjithëse Sarri ka mbetur i pakënaqur nga e gjithë skuadra. Fitojnë në transfertë ndërkohë Verona e Cagliari.

LAZIO 3-3 EMPOLI
Përfundon 3-3 mes Lazios dhe Empolit, me shqiptarët që luajnë për dy skuadrat në gjendje të ndryshme morale. Strakosha i dëshpëruar që katranosi gjithcka që në minutat e para me penalltinë e shkaktuar dhe Bajramin që shënoi kundër shkot të tij të kombëtares. Toskanët kaluan në avantazh 2-0 me golat e Bajramit me penallti dhe Zurkoëskit. Dygolëshi shkaktoi reagimin e Lacios dhe në pjesën e parë bardhekaltrit arritën vetëm të ngushtojnë diferencën me Immobile. Në pjesën e dytë protagonist absolut ishte Milinkovic-Savic, i cili fillimisht shënoi 2-2, e në shtesë bëri 3-3 pasi Di Francesco riktheu Empolin provizorisht në krye dhe Immobile humbi një penallti.

SPEZIA 1-2 VERONA
Verona fiton në transfertë kundër Spezias (1-2) dhe mbërrin në mesin e tabelës, ndërsa vendasit thithen në zonat më të ulëta të Serie A, me trajnerin e tyre, Thiago Motta, pankina e të cilit rikthehet të luhatet. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Caprari ndryshoi lojën me një dygolësh të realizuar në rreth dhjetë minuta, përpara se Erlic të shënonte golin e kotë të skuadrës ligure.

SAMPDORIA 1-2 CAGLIARI
Cagliari mposhi Sampdorian 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së dytë dhe arriti fitoren e parë jashtë fushe këtë sezon. Në Marassi, Gabbiadini e zhbllokoi ndeshjen pas 18′ minutave, por në pjesën e dytë Cagliari reagoi dhe fitoi tre pikët falë golave të Deiolas (55′) dhe Pavolettit (71′). Në fund, Candreva u ndëshkua me karton të kuq. Epoka e Lannas filloi me një humbje, ndërsa Mazzarri rrëmbeu një fitore të rëndësishme, e cila ndihmon ekipin e tij të marrë frymë.

Italy Serie A
Sampdoria 1-2 Cagliari
Lazio 3-3 Empoli
Spezia 1-2 Verona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *