• |
ide | kryesore

Vuçiç, akuza e kërcënime Australisë për Djokovic: “E keqtrajtuan, Serbia do të luftojë për të”

-Instant, Sport



Serbia do të luftojë për “Djokovic, për drejtësinë dhe të vërtetën”. Kështu ka thënë presidenti i vendit ballkanik, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar historinë e bashkatdhetarit të tij të famshëm, të cilit i është anulluar viza nga Australia. “Sapo fola në telefon me Novakun – shkroi Vuçiç në Instagram – I thashë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona do të marrin të gjitha masat për të ndaluar sa më parë keqtrajtimin e tenistit më të mirë në botë, në kohën më të shkurtër të mundshme”. “Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Djokovic, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shtuar ai.

Pas presidentit serb Aleksandar Vuçiç, edhe ministrja e sportit Vanja Udovicic ndërhyri në mbrojtje të Novak Djokovic, të cilit autoritetet australiane i anuluan vizën e hyrjes për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid: “Është absurde dhe e turpshme! Jam i shokuar për trajtimin e rezervuar për Novak dhe nuk mund ta besoj që dikush mund ta trajtojë kështu tenistin më të mirë në botë. Serbia është me ty”, ka thënë Udovicic, cituar nga mediat serbe.

Babai i Djokovic, Srdjan, ka folur nga ana e tij për “deportim”. Sipas mediave serbe Novak Djokovic thuhet se ndodhet në një hotel në aeroportin e Melburnit në pritje të vendimit për kërkesën që ai ka paraqitur. Gjyqtari i Melburnit Anthony Kelly do të shqyrtojë kërkesën e sportistit serb në këto orë.



3 Comments

  1. Ketu jam me Serbine!

    Perderisa vaksinat nuk japin garanci per mos trasmetimin e virusit, atehere te dhjefsha pasaporten apo dicka tjeter qe kerkojne keta plehrat globalist.

    Ketu ke rob qe kane bere dozen e 3, dhe jane burim infeksioni!

    Te gjitha jane bullshit. Racizem sanitar!

    1. Si qenke me Serbine ne kete rast? Ti nuk ja paske idene fare dhe vetem flet pa marre informacionin e nevojshem rreth situates se tenistit serb.Ky ka aplikuar per nje vize te gabuar.Ne vizen qe ka aplikuar thuhet edhe ajo qe njerezit qe duan te hyjne ne Australi duhet te jen te vaksinuar.Tash a Djokovic do i ndryshoj ligjet e Australise?Nuk eshte Australia shtet bananesh si Shqiperia qe shkel ligjet pse i teket nje politikani apo nje ministri te beje perjashtime.Une ne Australi jetoj dhe njerezit po humbasin vendet e punes sepse nuk jan te vaksinuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *