• |
ide | kryesore

58-vjeçari gjendet i vdekur/ Policia: Dyshohet se vdiq për shkak të konsumit të lartë të alkoolit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga fqinjët e tij në banesën ku jetonte në qira. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan. Blutë njoftojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si shkak i konsumimit të lartë të alkoolit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *