• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Lushnje, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i frikshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, më konkretisht te kryqëzimi i fabrikës së miellit. Dy mjete që udhëtonin me shpejtësi dhe paralel në rrugën kryesore, janë përplasur njëra me tjetrën, ndërsa kanë përfunduar në oborrin e një banesë duke dëmtuar edhe murin rrethues.

Mjetit me targa të huaja SG 100 Y ka goditur dhe marrë para mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 250 OC.

Mjetet janë përplasur shumë fortë me njërit-tjetrin dhe për pasojë janë dëmtuar dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë që një prej shoferëve është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin në oborrin e banesës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ka shpallur në kërkim shoferin që braktisi vendngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *