• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin rrugor Cërrik-Belsh, përplasen dy makina

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Cërrik–Belsh. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë njeri prej tyre ka dalë nga rruga, ndërsa njeri prej të plagosurve ndodhet ende i bllokuar në automjet.

Ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po përpiqen të nxjerrin nga automjeti të lënduarin që ndodhet ende i bllokuar brenda në automjet. Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *