• |
ide | kryesore

BE e shqetësuar për situatën në Kazakistan, Von der Leyen e Macron: Të gatshëm të mobilizohemi

-Instant, Lajme, Planet



Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës që shpërtheu nga protestat masive në Kazakistan, këtë javë.

“Të drejtat dhe siguria e qytetarëve janë themelore dhe duhet të garantohen. Unë bëj thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe për përmbajtje. BE-ja është e gatshme të japë ndihmën e saj”, u tha Von der Leyen gazetarëve në Paris, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili shprehu të njëjtin qëndrim.

“Ne jemi të dy të shqetësuar dhe jashtëzakonisht vigjilentë. Ne kemi kërkuar depërshkallëzimin. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të mobilizohemi”, tha ai.

Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Yomart Tokáyev, tha sot gjatë një fjalimi para kombit se ai urdhëroi që të qëllohej për të vrarë pa paralajmërim kundër protestuesve që kanë shkaktuar trazira të rënda ditët e fundit.

Protestat shpërthyen më 2 janar si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të gazit të lëngshëm dhe karburantit, por çuan në trazira të martën dhe të mërkurën, me akte të rënda vandalizmi.



2 Comments

  1. Cifutet e Perendimit te vrasin naten dhe te qajne diten. cfsre muti duan keta rrobqira ne Kazakistan kur kazakistani eshte pjese e SCO dhe jo e BE

  2. Ky pederasti Makron cberi me protestat jelekeve te verdhe ne Rance qe i shtypi egersisht? KJO Baxhella pse nuk foli fare per te drejtat e njeriut ne France? Keta jane llum dhe kerma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *