• |
ide | kryesore

Del VIDEO e aksidentit me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në tunelin e Kalimashit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i përplasjes së 2 makinave në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së premtes dhe që shkaktoi 1 viktimë dhe 4 të plagosur.

Në videon e publikuar shihen dy makinat, të cilat po ecnin në të njëjtin krah dhe mesa duket shkaku i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

Policia raportoi se janë përplasur automjetet me drejtues Gjin Malsi, banues në Shkopet dhe N. Zeneli, banues në Kosovë.

Për pasojë humbi jetën Ediona Sala, banuese në Shkopet, pasagjere në makinën e Gjin Malsit. 4 persona të tjerë mbetën të plagosur. Ata janë Sandër Beka, Mariglen Gjoka, Gjin Malsi, Mihrije Zeneli. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Bo booo , po kush ju jep patenten ketyre kafsheve?!Keta qe japin patenta me lek duhet te denohen per vrasje, sepse per faj te tyre ne 60% te rasteve po vdesin njerez nga aksidentet qe vijne nga shofer qe nuk kan ber asnje dite kurs.Policia duhet te rrise gjobat apo denimet dhe te forcoje rregullat e qarkullimit rrugor sepse nuk ka dite qe nuk vdesin nga 4-5 vete apo te plagosur me dhjetera nga aksidentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *