• |
ide | kryesore

Kazakistan/ Presidenti i vendit: Rendi kushtetues është rivendosur në pjesën më të madhe

-Instant, Lajme, Planet



Forcat e udhëhequra nga Rusia kanë mbërritur në Kazakistan me kërkesë të liderit autoritar të vendit, për të shtypur protestat antiqeveritare. Ministria e Brendshme tha se 26 kriminelë të armatosur ishin eliminuar, ndërsa 18 oficerë sigurie u vranë gjatë trazirave, të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit.

Në kryeqytetin ekonomik të Kazakistanit, Almaty, të enjten pasdite pati të shtëna me armë zjarri dhe përplasje me forcat e policisë që shiheshin duke gjuajtur me armë zjarri, pasi rrethuan një grup prej rreth 200 personash. Ushtria u vendos gjithashtu të enjten pasdite, duke përfshirë parashutistët rusë të dërguar nga Moska pasi presidenti Kassym-Jomart Tokayev i kërkoi organizatës rajonale ndërqeveritare ushtarake CSTO që të ndërhynte.

OKB, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna. Interneti nuk funksionon dhe pak informacione qarkullojnë nga vendi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *