• |
ide | kryesore

Kokaina në kontejnerin e bananeve, vihet në pranga agjenti doganor dhe inspektori i AKU-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga për ngjarjen e ndodhur në 30 dhjetor, ku u kapën 119 kg kokainë në një kontenjer me banane në një magazinë në Vaqarr. Shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU janë arrestuar. Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor.

Marrja në pyetje e tyre u bë në vijim të hetimeve pasi skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.



1 Comment

  1. Te dy keta persona nepermjet mjeteve te sofistikuara te komunikimit
    elektronik kane mbjelle,kultivuar,perunuar, amballazhuar, fshehur ne
    kontenier, e kane shoqeruar nga Ekuadori (Jam i sigurt qe as kane qene
    ndonjehere ne Ameriken Latine e as ne harte nuk e dine ku bie Ekuadori)
    dhe do ta trafikonin ne Shqiperi.P[or fati i mire i yni qe kemi Prokurori te
    fuqishme dhe gazetare profesioniste si Lala e Hoxha qe zbuluan kete klan
    te fuqishem narkotrafiku e na shpetuan ne e femijet tane nga konsumimi
    i droges. Pika qe su bie qe arestojne hallexhinj qe ne ender nuk i kane pare
    pagat e Lales e Hoxhes @ Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *