• |
ide | kryesore

Lapsusi i Ministrisë së Shëndetësisë në raportimin e shifrave të Covid

-Instant, Arkiva, Pikante



Shifrat e 24 orëve të fundit të pandemisë në vendin tonë kishin një lajm të mirë dhe një lajm të keq.

Lajm i keq ishte se kjo e premte shënoi një tjetër rekord infektimesh me covid.

Për herë të parë që nga nisja e pandemisë u raportuan 1781 persona të infektuar të rinj në 24 orë.

Lajmi i mirë në raportimin e Ministrisë së Shëndetësisë ishte se zyrtarisht në në 24 orët që lamë pas nuk kishte pasur viktima nga covid.

Por këtë lajm të mirë e ka prishur ministria e Shëndetësisë që edhe pse nuk ka pasur viktima, u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve,” – thuhet në njoftimin e ministrisë. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Mjafton te shikosh vdekjet shtese 25% me shum se mesatarja e 10 viteve dhe te kuptosh qe njerezit po i korr covid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *