• |
ide | kryesore

Rriten infektimet me COVID-19 në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 144 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

MSH-ja ka bërë të ditur se janë testuar 3 mijë e 908 mostra.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Në total numri i rasteve aktive është 997”, ka bërë të ditur MSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *