• |
ide | kryesore

Skandali me listat e pagave, zbulohen emrat e 4 të arrestuarve

-Instant, Lajme, Të fundit



Emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të listës së pagave dhe targave janë zbuluar. Në pranga janë vënë: Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Këto emra janë zbuluar në një deklaratë për mediat nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila tregoi edhe rolin që kanë pasur të arrestuarit në daljen në shesh të listave me të dhënat personale të qytetarëve.

Imeraj deklaroi se specialistja e IT, Eni Qirjako, e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj, i cili më pas e ka shitur atë te kompanitë private të përmbarimit.



3 Comments

  1. Asnjeri nga emrat nuk eshte pjese e permbarimit privat. Flitet se jane nga shoqerite debit collection qe jane ngritur kohet e fundit por keta nuk kane asnje lidhje me permbarimin.

  2. Lista e permbaruesve private eshte ne faqen e Ministrise se Drejtesise. Asnje nga keta emra nuk rezulton te jete permbarues privat. Kushdo mund te aksesoje lirshem ne ate liste dhe kontrolloje emrat ne fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *