• |
ide | kryesore

Vrasjet në Kazakistan/ Pacolli shpërndan versionin rus për komplot nga CIA

Arkiva, Të fundit



Politikani kosovar dhe biznesmeni miliarder Behgjet Pacolli ka marrë anën e teorive konspirative që gëlojnë në Rusi, lidhur me trazirat që kanë përfshirë Kazakistanin. Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka deklaruar Pacolli për Gazeta Express.

Në qytetin Almaty të Kazakistanit ka disa ditë që kanë shpërthyer protesta të dhunshme si rezultat i pakënaqësive me ngritjen e çmimit të karburanteve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, si rezultat i përplasjeve mes ushtrisë dhe protestuesve kanë mbetur dhjetëra të vdekur nga radhët e dy palëve.

Por Pacolli, ish ministër i jashtëm dhe deputet në Kosovë nuk e ka marrë për bazë faktorin e zemërimit ekonomik. Natyrisht askush nuk pret nga një biznesmen të thotë të vërtetën e regjimit me të cilin punon. Dhe sidomos shefi i Mabetex ka shumë arsye të mos e bëjë këtë.

I njohur si miku personal i ish presidentit Nazarbaiev, shefi i Mabetex Project Engineering ka bërë shumë para në Kazakhistan. Ai ka kryer një seri punësh përfshirë ndërtimin e Rezidencës së Presidentit në Nur Sulltan, ndërtesa të ministrive si dhe salla të koncerteve atje, përfshirë Teatrin Nacional të Dramës Neo-Klasike, Teatrin e Operës dhe Baletit, Aeroportin në Nur Sulltan, ndërtesën e Ministrisë së Sportit dhe Turizmit në Kazakistan, e të tjera.

Por problemi me këtë politikan biznesmen, të një vendi që do të anëtarësohet në NATO dhe BE është se ai bëhet zëdhënësi i politikave të Kremlinit.

Të mërkurën, mediat pranë Putinit i bënë jehonë teorive komplotiste, sipas të cilave CIA po nxiste trazira në Kazakistan, në mënyrë që, ndër të tjera, të ndërpriste hyrjen e Rusisë në kozmodromin historik të Baikonur. Zëdhënësi Shtëpisë të Bardhë Jen Psaki, e kundërshtoi kete version duke denoncuar “pohimet e pakuptimta të Rusisë sipas te cilave ne jemi prapa asaj që po ndodh (…) Kjo është padyshim një nga teknikat e dezinformimit të përdorura nga Rusia ” tha ai.

Me sa duket këtë version ka vendosur ta hapë në shqip Behgjet Pacolli.

©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. Po Pacovi , po harron qe ka qene edhe ky ne koplotin e UDB-s , ne vrasjen e vllezerve Gervalla ne Zvicer ne 1982 .
    Pacovi ka patur per grua drejtoreshen e Jugoslovenske Aero Transport ( JAT ).
    Pacovi le te tregon se pari per lidhjet e tij me UDB-n , e pastaj le te flete per Khazakistan .
    Prsh nga Prishtina 🇽🇰

  2. ky do marre disa qindra miljona per “ndertimin” e aeroportit te Vlores. Ky pis nuk duhet me te punoje ne Shqiperi

  3. Ky eshte miku i Rames,dhe Aeroportin e Vlores i dha Rama,si shenje mirebesimi ne lidhje mw Ruset !Imagjinoni e hoqen komunistet nga Vlora ne luften e nendetesve dhe i ktheu edvin rama ruset me aeroport ne Vlore,ky eshte kavie ruse !Muzhike….!

  4. Të lumtë Behxhet, te vërtetën ke thënë, atë qe nuk guxojnë ta thonë të tjerët.

    Politikan me këmbë në tokë, bravo!

  5. Une nuk e di nesa ka pas kisht CIA ne protestat atje, por nuk do te cuditesha po te konfirmohej dicka e tille.
    Me sa di une Kazakistani ze nje vend te rendesishem ne gjenerimin e Bitcoi, kjo gje do shume energji elektrike, me rritjen e cmimit te energjise te gjithe ato grupe qe mereshin me kete pune tani kan ngel me kisht ne goj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *