• |
ide | kryesore

Analiza e protestës/ Kush humbi, kush fitoi dhe ç’ndodh më pas?

-Instant, Kryesore



Pas më shumë se dy orësh përleshje të dhunshme në selinë e PD, me sende të forta, shkopa beisbolli, gaz lotësjellës, gurë dhe shkallë për të marrë kështjellën, të gjithë bëjnë një pyetje: Kush humbi dhe kush fitoi?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje ka një plan të parë për atë çka ndodhi sot, një kuadër më të gjërë për atë se çdodh nesër me opozitën dhe retrospektivë për shikimin e ngjarjeve që nga 9 shtatori, dita kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën e shpallur non grata.

Humbi Berisha

Për ditën e sotme i humbur është berisha dhe mbështetësit e tij. Ata e pranuan dorashkën e hedhur nga Basha për të shndërruar në sfidën kryesore marrjen e selisë dhe nxjerrjen nga zyra të kryetarit të shkarkuar. Ata nuk e realizunan dot këtë qëllim dhe me të gjitha mënyrat që përdori Basha tregoi se nuk mposhtet kollaj. Pra nëse ai kishte vënë si qëllim kryesor jo votën e antarësisë, jo sondazhet e opinionit, jo ruajtjen e unitetit të PD, por mbajtjen e zyrës dhe selisë, ai këtë 8 janar e arriti objektivin. 

Lexo me tej:

Rama i vjen në ndihmë Bashës, dërgon komandatin e RENEA-s për të marrë kontrollin e selisë së PD

Berisha dhe foltoja treguan se nuk janë në nivelin e autoritetit të dhunshëm që gëlon për ta në imagjinatën kolektive. Ata u penalizuan edhe nga fakti se nuk iu mblodhën aq mbështetës sa prisnin, kjo edhe për faktin se nëse një pjesë e demokratëve kanë mbështetur askionin e foltores, që e kurorëzuan në stadium në 11 dhjetor, ata nuk janë të gjithë të gatshëm të përledshen me sivëllezërit e tyre të PD. Kështu që nga kjo pikpamje Berisha doli i humbur dhe nuk e rrealizoi objektivin.

Basha i dëmtuari i madh

Nëse i humburi i ditës është Berisha, i humburi i madh në perspektivë është Lulzim Basha. Për të mbrojtur selinë ai u detyrua të hedhë gaz lotësjellës mbi ata që dikur kanë lotuar për të sjellë atë në pushtet. Por mbi të gjitha këto pamja e mbrojtjes së selisë së tij nga policia e regjimit të Edi Ramës është një imazh që do ta ndjekë nga pas Lulzim Bashën për sa kohë do të vazhdojë të ketë jetë politike. Nga sot ai nuk është më lideri i opozitës por kukulla opozitare e një regjimi që pas drejtësisë dhe mediave më në fund ka nënshtruar edhe atë që ka mbetur nga opozita.

Andi Bushati:Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

Pas kësaj që ndodhi sot Lulzim basha mund të vazhdojë ta mbrojë selinë ngë berisha me ndihmën e Ramës, por ai ka humbur votën e çdo njeriu që ka prirje opozitare në këtë vend. Praninë e policisë e kërkoi vetë Lulzim Basha, ndërsa forcat specale reaguan brenda pak sekondash, duke dëshmuar për një kordinim të shkëlqyer paraprak mes deputetëve PD-istë dhe qeverisë. basha sot fitoi selinë por humbi demokratët.

Fituesit, Yuri Kim dhe Rama

I fituari i madh është segmenti i lobuar që u shfaq në zyrën e Edi Ramës dy vite e ca më parë, që shkon në Uashington dhe rikthehet në atë të Yuri Kim. Tani nuk ka më asnjë dyshim se shpallja non grata kishte fiks për qëllim shkatërrimin e opozitës për ti rivënë demokratët të përleshen me gurë dhe hunj kundë njëjri tjetrit.

Kërcënon Yuri Kim: Nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi

Njësoj si në rastin e Vuçiçit në Serbi e vetmja mënyrë për të mbëjtur në këmbë një regjim që vjedh votën është që të thërmosh opozitën që ai ka përballë. Sot opozita është më e përçarë se kurrë ndaj skema e atyre që ndëshkuan Berishën dhe i kërkuan bashës ta përjashtonte atë doli më e suksesshme se çdo lëvizje.

©Lapsi.al



55 Comments

  1. Te humburit me te medhenj te pakten moralisht se financiarisht keni fituar, jeni ju te Lapsit. Gjithmone keni deshtuar. Dhe deshtimi sjell humbje te besimit.

    1. Dakord me fituesit më të mëdhenj.
      Por humbësit më të mëdhenj janë:
      – Andushka, Shkalluarku, Qimi, Nuli, Gëlbaza, Namuti…
      I paralajmërova dje, se më datën 9 duhet të varin veten….

    2. Sot u faktua botërisht qe basha uzurpon selinë e pd me ndihmën e ramës.

      Sot basha dhe rama janë në një shportë

      Basha është kukull i ramës dhe sot rama mbrojti kukullën e tij.

      Basha dhe kompani, skane më asnjë lidhje me opozitën, janë jashtëqitje e ramës

      Basha & co nuk përfaqësojnë më asnje gjë tjetër përveç interesave të ramës.

      Sot sali berisha i futi në një kosh bashën dhe ramën PUBLIKISHT

      Ska më pikë dyshimi që rama ka uzurpuar sot me polici selinë e PD.

      Sot e gjithë ditën doli në pah publikisht regjimi i ramës për të gjithë ndërkombëtaret. Parti shtet. Monizëm. Rama emëron më polici në seli bashën si kryetar të pd . Uzurpon selinë e pd me polici.

      Ajo që dihej sot u faktua HAPTAZ , rama ka instaluar një regjim autokratik. Përvec ekzekutivit në qendër pra qeverise dhe bashkive 100% të ps si edhe të sistemit te drejtësisë, sot ka uzurpuar me polici opozitën.

      Welcome to ramastan

      Kush fitoi???

      Shqiptarëve iu faktua ajo që dihej
      Ndërkombëtarët janë të faktuar publikisht për regjimin e ramës në dëm të demokracisë si shtyllë të perëndimit.
      Shqipëria zyrtarisht publikisht ka kryetar opozite të uzurpuar nga qeveria

      Faktimi publikisht është fitore e madhe e opozitës dhe berishës

      1. 100% sakt
        vec nji gje Berisha dueht ta dinte qysh ne fillim se lul brava kish Ramen nga pas
        Cfare i shpetoi ne ket plan, te ket harruar thua…

        1. jo , nuk e ka harruar aspak. ai e di shume mire

          por kjo ishte e pashmangshme, anetaresia votoi, kuvendi votoi, basha duhej te largohej nga selia qe ai uzurpon dhe ti tregohej qarte se duhet te largohet

          ky veprim duhet te ndodhte sepse cfare kuptimi ka akti i mijra demokrateve nese nuk zbatohet nga a ata vete

          basha kerkoi konflikt, dhe publikisht pa asnje ekuivok uzurpimi i selise se pd nga rama eshte boterisht i ditur.

          njerezit duhet te ngrihen kunder ketij regjimi. ki parasysh se kjo ngrehine e rames, qeveria fasade dhe se fundmi opozita fasade qe dje publikisht e tille, mbahet ne kembe artificialisht, nuk ka shumicen e shumicen e shqiptareve.

          ky regjim eshte tmerresisht i inkriminuar dhe i meket i dobet i keq, nuk ka perkrahje, nuk ka struktura, ka vetem fasade. . mjafton nje opozite e forte qe sot eshte e vertete dhe regjimi fillon numerimin mbrapsht.

          muajt ne vijim jane interesant.

          rama dhe basha kishin kujtuar qe i kishin vene njerezit ne gjume. dhe donin eliminim perfundimtar te shpreses dhe kishin projektuar sundimin per dekada
          Foltorja i zgjoi , jo vetem demokrate por te gjithe shqiptaret. kjo shkendije ka nevoje per perkrahje nga te gjithe ose e ardhmja eshte e erret , me ramen dhe bashen nuk ka europe nuk ka shqiperi nuk ka shqiptare por sklever, dhe shume sot jane te tille, me rama bashen nuk ka te ardhme ka vetem abuzim , dhunim dhe tjetersim ne skllaveri ky eshte drejtimi dhe qellimi perfundimtar i planit te tyre te sundimit me ane te vjedhjes dhe dhunes
          asgje e re nga cka pare shqiperia , rajoni ne historine mijevjecare.
          pushteti eshte magnet per te gjithe llojet e njerezve por terheq me shume psikopatet edhe pse jo te gjithmone te suksesshem , psikopatet kane pjesen e tyre ne historine njerezore , shembuj ka fund, atehere pse jo edhe ne shqiperi pere psikopatet patologjik ne thelb si rama basha veliaj etj. pse shqiperia me nje histori te marresh si enver hoxha mund te perjashtohet nga te projektuarit rama basha dhe veliaj ???

    3. mendoj qe eshte e kote qe kapemi me justifikime qe as vete demokratet si besojne. Ska lidhje as rama, as kim e askush tjeter ne kete rremuje te PD qe vete e kan krijuar. Problemi ne PD jan qe te dy, Berisha dhe ish delfini i vet Basha, keto jo ishte plani i rames per te shkaterruar opoziten jan thjesht ushqim ditor qe iu hidhet njerezve.

    4. Haha si pase komunistave dhe hajdutve Sali Berisha ka fituare.. keshtu thoshin Andi Bushati me shoke edhe kure Lulzim Basha la mandatet e palament dhe nuke hyri ne zgjedhjet locale… poshte mentaliteti barbare Turke Otomane Talibane komuniste poshte korrupsjoni poshte dhuna.. Andi Bushati nje komuniste që done veq gjake derrdhje kote e keni jeni te humbure

      1. Karat si puna jote e kanë të pamundur të kuptojnë, se humbja e selisë së PD nuk është humbje për shqiptarët, por humbja apo eleminimi i opozitës, gjë që basha e ka bërë tashmë, (vetëm qorrat parazitë si ti nuk e kanë parë), është humbja e vërtetë.
        Ashtu si nënshtroi banorët e Astirit (votues të rilindjes), të Bregut, tëLumit, të Teatrit, ashtu do të vazhdojë të bëjë çfarë të dojë edvini pa opozitë të fortë, dhe kur ti ketë nënshtruar gjithkënd e gjithçka, çfarë do ta pengojë, që mutra si puna jote ti flakë, kur dihet se ai ka flakur edhe miqtë e vet të ngushtë si Lefter Koka etj.

        1. “All governments suffer a recurring problem: Power attracts pathological personalities. It is not that power corrupts but that it is magnetic to the corruptible.

    5. qeke idiot i madh ti…te gjith keta luftojn pa te drejt per financa dhe ti merresh me lapsin qe e fiton me pune lekun dhe e paska fituar; i vetmi humbes esht populli i thjesht perfshi edhe sufllaxhinjte si ti pasi me kete ekonomi as ato nuk do i kesh me pasi ikin inflacion…

  2. Humbësi më i madh është ky popull idiot legen pa moral që ende e adhuron klikën rilindase kurse Basha nga sot s’përfaqlson më opozitën por është marionetë mutë hënges i Ram antishqiptarit

  3. Pa diskutim qe i fituari kryesor eshte Rama. Ai sot jo vetem qe tregoi se ka pushtet absolut ne vend, por tregoi edhe se Basha eshte nje kelysh i rrahur te cilin mund ta perdore si te doje dhe ta shkele me kembe sic do beje tani e ne vazhdim ne cdo seance parlamentare. Berisha doli i fituar sepse ia futi Bashes dhe e coi deri ne ate pike sa te therrase policine per ta mbrojtur. Humbesi me i madh eshte Basha dhe njerezit qe i shkojne pas te cilet nga ky moment jane nen meshiren e Rames dhe duhet te kenaqen me ndonje kocke qe do iu hedhe Rama kur t’i teket. Salianji, pavaresisht se me hu ne dore, e kishte kuptuar fundin politik dhe kerkoi te zbuste sadopak situaten se pa pushtet edhe G.D i iken dhe e le ne balte. Rama sot, pavaresisht se e mbrojti Bashen, nuk e beri kete nga budallalleku, perkundrazi, ishte nje beprim shume inteligjent sepse e poshteroi Basha-Bardhin dhe ia uli kuotat nen zero. Sot Basha-Bardhi & co i kane aksionet nen zero. Askush nuk i pranon me, naryrisht pervec ndonje idioti ose interesaxhiu, por keta te fundit do ikin kur ta kuptojne se Rama nuk iu hedh me as kocka per te mprehur dhembet.

  4. Plotesisht dakort. Humbesit me te medhenj jane shqiptaret “sypatrembur dhe krenare”.

    Pa opozite, jane vetem perballe diktatures komuniste per here te dyte ne historine e tyre dhe parashikimet nuk mund te jene optimiste.

    Popujt qe nuk mesojne nga historia e tyre, nuk e meritojne demokracine.

    1. Humbesja me e madhe eshte Shqiperia.S,ka opozitë por vrases qe drejtojnë dhe vrasin jetet tona.Mallkuar.qofsh Lul vrasesi

  5. Saliu atëherë donte Lolo Bashën si marionetë kryetar që të bënte si thoshte vetë. Tani pse shqetësohet Berisha që Loloja ka gjetur tutor të ri që e paguan mirë atë e sidomos kunatin?

    “Bad people…are in conflict with themselves; they desire one thing and will another, like the incontinent who choose harmful pleasures instead of what they themselves believe to be good.” Aristoteli.

    “History shows that where ethics and economics come in conflict, victory is always with economics. Vested interests have never been known to have willingly divested themselves unless there was sufficient force to compel them.” (B R Ambedkar)

    “The harder the conflict, the greater the triumph. ” (George Washington)

    “Most civilisation is based on cowardice. It’s so easy to civilize by teaching cowardice. You water down the standards which would lead to bravery. You restrain the will. You regulate the appetites. You fence in the horizons. You make a law for every movement. You deny the existence of chaos. You teach even the children to breathe slowly. You tame.” Frank Herbert.

  6. Ndodhi ajo qe duhej te ndodhte . Sot u mor vesh se kush ishte kush dhe ke perfaqesonte ky kush .
    Sot u kuptua se marrveshja e “bukuoshit ” Basha me “te gjatin tone” Rama eshte marrveshja per te bere pasuri se bashku dhe njekohesisht per te nenshtruar Shqiptaret . Nese do heshtim atehere kjo heshtje nenkupton nenshrtimin tone . Sot u kuptua se narkoshteti , krimi apo xhvatesit dhe sunduesit e Shqiptareve nuk bien me fjale apo me duar ne xhepa . Ky vend do shkoje akoma me keq sepse shtetin e drejton krimi dhe xhvatesit e keti vendi . Revolucioni i mirfillt , revolucioni i gjithanshem , ndryshimet radikale ne çdo aspekt jane zgjidhja e vetme .
    Sot eshte koha ta trmbim friken dhe te guxojme , te guxojme per te ardhmen tone dhe te femijeve tane , te guxojme per prosperitetin tone dhe te Shqiperise .

  7. Duhet te zihen prap se sot doli barazim. Dum lrap sherr. Te shtunen tjeter qe jemi pushim ti shohim ne tv 😁

    1. Ty Emiliano te pelqen keshtu nuk ke emigruar ti me duket se ushqesh nga sistemi I rames te pelqen te gjakosen shqiparet por cdo njeri I sinqert e di kush eshte shumica ne opozit ipokrizine e gaz bardhit dhe lul bashes e ka kuptuar edhe me budallaj kuptoje dhe ti se eshte ne te miren e kombit ske per ta kuptuar vetem ne qofte se I perket ndonje kombesie tjeter

    2. Fitoren e korri opozita e vertet e sali berishes sepse kishte dhune nga policia e shtetit ai popull qe epaguan policine me taksat e veta dhe dhune nga mercenaret e lul braves kjo eshte fakt u eshte hedhur helm (gaz lotsjelles) protestuesve te opozites nga basha dhe rama krahasimin e bejme me ndeshjen Serbi-Shqiperi ne eliminatoret e kampionatit europian te futbollit pasi edhe atje nderhyri faktori I jashtem ne fush (tifozet serb) dhe uefa dha 3 pik ne tavoline per kombetaren tone8

  8. Kush humbi, kush fitoi ?

    Fitoi paraja dhe humbi fukarai .

    Çdo te ndodh me pas?

    Varet , varet nga fukarai .

    Çduhet te ndodh ?

    REVOLUCION

    1. Sa te squt jeni ju te Lapsit, qe thoni se Luli i hodhi gaz helmues demokrateve.
      Pse sipas jush çfare duhet te bente Luli kur ata erdhen te armatosur me mjete te ndryshme per te shperthyer dyer e per te sulmuar njerez.
      Ju kujtoni se Berisha me bazhibozuket e tij do te mundi Ramen por e keni gabim.
      Ramen e mund vetem nje force e re me baza te shendosha morale qytetare me formim liberal demokrat europian dhe jo maloket e pagdhendur te Berishes, bandite e zaptues te pronave private e shteterore ne qytete e bregdet qe duan pushtetin vetem per perfitime dhe qe nuk kane asnje fije ndergjegje qytetarie.

    2. Humbi Shqiperia.Jemi bere gazi i botës,me vrases qe drejtojnë dhe vrasin jetet tona.Mallkuar qofsh Lul vrasesi

  9. Pasi erdhi përqark unazës dhe rrugës së Lanës, Sali Berisha është tërhequr pas një telefonate që ka marrë në celular, siç deklaruan burime mediatike që kanë qenë pranë tij në ato momente.

  10. Nuk humbi Berisha por shqiperia dhe shqiptaret .
    Fitoi krimi , fitoi basha dhe rama . fitoi leku fitoj e keqja

  11. Sipas meje rama dhe yuri fituan dje, humbësi si gjithmonë mbetet basha dhe padyshim fituesi moral dhe politik sot është berisha, nesër të shohim….

  12. Nuk arsyetohet keshtu sikur je ke klubi lagjes o Bushat. Berisha sot thjesht donte ti tregonte asaj pjese skeptike ne opinion se kush eshte ne realitet Luldhimi. Eshte rast i paprecedent ne bote qe Policia ben arbitrin dhe ne rastin konkret mbeshtet lolon e qeverise ne nje mosmarreveshje si kjo, e aq me teper pengon ata qe faktikisht jane Partia, pasi nje Parti apo kryetar pa anetaresi nuk ekziston por perfaqeson vetem veten e vet. Bej nje analize te situates absurde qe po kalon ai vend dhe sensibilizo opinionin qe Shqiperia eshte kthyer ne vitin 1990 dhe mos bej aludime per fitimtare apo humbes

  13. Luli ja futi shpellarit sa krahu E la te bente dhunen dhe se la te fuyej brenda Sali plehun megjith ndihmen qe po i jep Rama Se analistet funderina behne sikur luli po ndihmohet nga rama po ne fakt rama ndihmon fshehtas berishen Tani rrini ke lana dhe qani

  14. Si gjithmone humb ky popull fiton sorros me marionetat e tij..deri sa te kemi takat ti dalim vetes zot kjo esht normalja ne republiken e bananeve ziko sh.a.

  15. Sot u luajt akti i fundit i demokratures qe na imponojne prej 30 vitesh ne dem te shqiptareve kudo jane. Uroj te kuptojne se nga sot keni junte e ta gezoni kurse manekini Lulush e kreu misionin per te cilin e sollen nga Hollanda. Keta te sjellet e te katapultuarit ne krye te vendit i kemi misionare e jo patriote. Kjo eshte drama jone dhe uroj qe ta kuotojne edhe ata qe marrin pzra lart e poshte per te coroditur opinionin publik. Sot jemi te gjithe humbesit e medhenj te Europes ku aspirojme te hyjme…

  16. Berisha vajti me duar ne xhepa , tamam si pppp ne dasem , ndersa Basha ishte pregatitur si per lufte .
    Kush duhet te fitonte sipas jush ? Fitoi ai qe ishte i pregatitur per te luftyar ariun . Fitoi basha edhe se me vete kishte luanin rama dhe gjithe kriminelet e tij .

  17. Sot u kuptua se ne xhiro jane shume euro . Veprimi i Bashes tregoi se i interesonin eurot dhe nuk i kercet per demokratet . Bile sot u kuptua se atij i jane erresuar aq shume syte nga pasurimi sa qe nuk i intereson as edhe karriera e tij politike . Sot u mor vesh kush eshte vija ndarese midis krimit me pushtet dhe shqiptareve .
    Per kete fajin me te madh e ka berisha qe me miopine e tij nuk e njohu kete ndyresire , nuk e kuptoi qe ky per para shiska edhe pjellen e tij .

  18. Kjo eshte nje fitore shumedisionale.Kjo eshte fitorja shume me e madhe se te merej godina.Por e verteta beri qe bashkimi i bashes me ramen dhe bashkimin e beri gazi i tyre i njejte dhe i dhene nga i njejti shtet.Gazi i vucicit helmoi shqiptaret me doren e bashes dhe rames.Fitorja morale eshte me e madhe se fitorja fizike.Gjithe populli gjithe mediat e huaja thone rregjimi i rames ne bashkepunim me mercenaret e tij ne PD vrane te vetmen opozite shqiptare dhe te vetmin lider te saj qe i ben rregjimit nje qendrese te forte .Sot vendi me gjakatar ishkomuniste ne europen lindore ish komuniste ju rikthye gjenocidit gjakatar 45 vjecar te ish diktatorit hoxha.Sot i biri i nje ish udheheqesi te atij regjimi dhe nje bashkepuntori me te afert te ish diktatorit hoxha e ka kthyer shqiperine ne nje vend monopartiak dhe policor vrastar.Sot ra perfundimishte plularizmi ne shqiperi.Shqiperia eshte aparteid.

  19. Berisha prek fundin, braktiset edhe nga grupi i Foltores, mungojnë Topalli, Nishani, Boçi, Paloka, Shehi dhe 44 mijë demokratët e referendumit

  20. Analizë e dobët, sikur jemi ne dyqan bastesh. Berisha dhe opozita nuk humbën sot. Lërjani kohës zhvillimet e tjera, ketu jemi ende, ka prap ditë nesër e pasnesër.

    Sot u demaskua klika tradhtare e Bashës në opozitë dhe populli e pa se deri në çfar shkalle arritën sot maskarenjtë për të ruajtur pushtetin. Neser ditë e re gjera të tjera dalin.

    There’s no rest for the wicked! (Nuk ka paqe për të poshtrin!)

  21. Shko tani miri dhe lepija bythen salihut si gjithmone dhe prit ne ditet e reja per vazhdimin e revolucionit demokratik te salihut

  22. Sigurisht anëtarësia e Pd doli fituese por jo die por që kur filloi foltorja.Basha ka kohë që ka humb por tani ka humb dhe trutë.Tani i ra maska atij dhe Ramës.

  23. Pa dysim humbi Shqiperia. Por ama ka edhe nje fitues, Kimetja. Se sa per Ameriken nuk e besoj te kete rene kaq poshte sa te shkaterroje plotesisht opoziten ne Shqiperia. Ndofta Kimetja do te justifikohet se I ka mbetur sigla e opozites. Le ta mbaje. Po votat si do I marre. Nuk e di ndofta te majtet qe kane kaq shume kohe ne pushtetit, pune dhe para do te merziten dhe do heqin Dore nga te gjitha dhe do votojne per siglen e opozites te Kimetes. Zoti e ndihmofte Shqiperine se sa per Kimeten me siguri do humbasim dhe Ameriken.

  24. Nga keto ngjarje humbi thelle dhe rende Lulzim Basha, fitoi perkohesisht Edi Rama, por fitoi perfundimisht demokracia! Pas kesaj do te kemi nje parti te vertete demokratike dhe nje opozite shume te forte, unike dhe me te bashkuar se kurre, qe do te perballet fuqishem me rregjimin e aleances se qelbesirave Rama-Basha, dhe do ta rrezoje ate perfundimisht.
    PD nuk vdiq ne 8 janar 2022, por vdiq ne vitin 2013, ne 8 Janar 2022 thjesht Lulzim Brava i beri funeralin! Perleshja e fundit e pergjakshme dhe me gaz lotsjelles dhe helmues, me granata shurdhuese me ndihmen e mercenareve kriminele pa asnje lidhje me PD-ne, dhe me ndihmen e policise se Edvin Rames, e Lul Bashes kunder demokratet e vet, i dha fund perjetesisht bashkejeteses se tyre ne PD. Basha nuk eshte pengu apo skllavi i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014! Edvin Rama eshte padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Keshtu qe Rama nuk mbrojti Bashen, por mbrojti postin e tij ne krye te PD, si kryetar i saj. Basha nuk eshte as minorance ne politike por ka vetem 8 servile dhe vetem votat e familjareve te tyre. Me shume vota ne cdo zgjedhje te ardheshme do te marre Kujtim Gjuzi se sa partia e Lulzim Braves.
    Prandaj, objektivi i kundershtareve te Lulit eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite! Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit!
    Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit!
    Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike.
    E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re “Foltorja Demokratike”. Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t’i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike!
    Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re “Foltorja Demokratike”. Le te themelohet partia e re “Foltorja Demokratike”. Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj!
    Pas kesaj, pyetja e pare qe do t’i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani!
    Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes do te kthehet shume shpejt ne nje vulehumbur dhe vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

    1. Partia e re te kete gjithashtu deget e saj ne qytetet kryesore te Europes Perendimore,Amerikes,Kanadase,Argjentines,Turqise.
      Po ashtu natyrshem do duhet te funksionoje edhe ne Kosove,Maqedoni e Veriut,Mal i zi dhe Kroaci.

  25. Ky eshte lajm.
    Nga komenti me lart,duket se partia e re eshte “Foltorja Demokratike”.
    Lexojeni me kujdes,nuk eshte koment i zakonshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *