• |
ide | kryesore

Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

-Instant, Blog, Ide

Shumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Janarin e cilësuan si betejë për godinën, por dhe ata vetë ndoshta akoma nuk janë të ndërgjegjshëm se, sot vërtet nuk arritën të merrnin Selinë Zyrtare të Partisë Demokratike, por në fakt murosën përfundimisht Lulëzim Bashën.


Nga sot mund të ketë ndonjë socialist që mund të votojë Lulëzim Bashën, Grida Dumën apo Salianjin, por demokratë vështirë. Sot godina vërtet nuk u mor, por Basha u muros njëherë e mirë në Kryeministrinë e Edi Ramës.


Sot Aleanca e Gazit, gaz nga mercenaret në PD, gaz nga policia jashtë PD-së, nuk vërtetuan thjesht atë që demokratët e thjeshtë e kanë ndjerë me kohë.

Sot Aleanca e gazit ishte radiografia më e mire dhe e ‘Non Gratës’ së Berishës, që personalisht mendoj më shumë se kudo, arkitektët e kësaj ‘non grate’ i gjen të Aleanca e Gazit.

Në këto kushte dhe vetë Berisha ka një mision e një përgjegjësi, shumë më të madh nga ç’mund të jetë nisur në fillim. Nga sot e tutje kjo betejë është përtej godinës së PD-së, përtej dinjitetit të Sali Berishës: Sot u hodh betoni i parë i opozitës ‘jo fake’ dhe ‘jo fasadë’.

Të shohim sa shpejt dhe sa lart do ngrihet godina dhe fundja fundit, për hir të së vërtetës nën një toke ku plehun ia hedhin gjithë institucionet e kapura, prokurorët, gjykatësit, mediat e kapura….

Nga sot duhet vizion tjetër dhe strategji tjetër, përtej godinës së PD.

7 Comments

  1. Berish e meritonte kete sjellje rrugacesh,vete e mbolli,vete e rriti por ,vete i vrau,.vete i varrosi por “kuklla” qe rriti ,ja mori ne kthese vete “babait”
    Pak e ka Berisha,i hoqi te tere garden e vjeter per hater te ketij kodoshi,.
    Nuk kthehet dot prapa por dhe nuk ecen dot para.
    I dhjere iku Saliu.

  2. Ju rrofte gogoli ju te mavijosurve,
    Beni sehir dhe jargavituni kur ju vjedh dhe ju shtyp si morra,e meritoni.

    1. A tka kalu rroga kte muj robo! Ate shif ti,kto muhabetet e politikes leja hallexhive…
      Mjer ky popull sdi ka me kthy koken se gjithanej servila e sahanlepirsa…

  3. Ty or Bejte e ke per terezie ja fut nji tralala,gruaja te Gjykata Kushtetues(me ndihmen e Cim Pekes Ilir Metes dhe S.Berishes) qe mer reth 5milion lek dhe ty i mer 18milion (nga Beketi dhe Syri) keshtu qe vazhdo sepse ka akoma budallenj Shqiperia qe u vijne pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu