• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr pamjet e dhunës së policisë në bashkëpunim me Bashën

-Instant, Lajme, Të fundit



“Selia e PD-së është shndërruar në një bunker personal të Bashës në shërbim të Ramës” ka thënë Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ku ka treguar videot e dhunës që u ushtrua ndaj protestuesve nga policia në bashkëpunim me Bashën. Berisha tregoi video të njerzve që ushtruana dhunë, skenat me gaz lotësjellës dhe ato të demokratëve të vjetër të gjakosur.

“Nuk ka asnjë rast në histori ku policia të ndërhyjë në selinë e një partie” tha Berisha duke cituar një shprehje të Andi Bejte se Basha u muros në murret e kryeministrisë.

“Ne nuk gërvishtëm asnjë njeri të vetëm ndryshe nga  ç’bëri Basha me narko banditët” tha ai.Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë të ndaluar pa asnjë motiv, të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë, rreth 40 protestues. Ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata kanë sot vetëm një pyetje, kur do të kthehemi përsëri. Unë i garantoj se komisioni i rithemelimit do t’u japë atyre përgjigjen nëkohën më të shpejtë” tha ai.

©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *