• |
ide | kryesore

Bundesliga/ Leverkusen nuk përfiton nga bllokimi i Freiburg: Leipzig e Hoffenheim të vetmet që fitojnë

-Instant, F1, Sport



Tre barazime që mbajë në një farë mënyre status quo-në e pozicionimit në Champions dhe Europa League. Freiburg ndalon në shtëpi nga Arminia, por në anën tjetër po 2-2 barazon edhe Leverkusen në fushën e tij me Union. Fitojnë Hoffenheim ndaj Augsburg e Leipzig në shtëpi me Mainz.

Leverkusen kaloi nga avantazhi në disavantazh për të marrë në fund një barazim 2-2 me Union Berlin. Goli i Schick në minutën e 38 u përmbys në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës me dygolëshin e Proemel, por ekuilibrin e vendosi Tah gjashtë minuta nga fundi. 29 pikë për Leverkusen, që mban një pikë pas kundërshtarin berlinez, me dy skuadrat në zonën Europa League, por që dështuan ti marrin Freiburg vendin e katërt.

2-2 ndahet edhe Freiburg përballë Arminia Bielefield, rezultat që për fat e mbajti në zonën Champions. Në avantazhin e shpejtë të dy golave me Hareber në minutën e 6 dhe Jong në fillimin e pjesës së dytë, gjërat për vendasit u komplikuan me rikthimin e Arminias. Okugawa në të 60 dhe Lasme tre minuta nga fundi barazuan një ndeshje që mban Freiburg me 30 pikë e Arminian në zonën e rënies me 17 pikë.

Barazim 0-0 për Furth në shtëpi, kundër Stuttgart, ndërsa Hoffenheim imponohet 3-1 me Augsburg. Pas golit të anulluar me VAR ndaj Dabbur, ishin miqtë që befasuan me golin e Gregoritsch në minutën e 5. Përgjigja e Hoffenheim ishte e frikshme me dygolëshin e Bebou të realizuar pa u mbyllur pjesa e parë, përpara se Raum të bënte tris në shtesë. Fiton edhe Leipzig 4-1 ndaj Mainz, në një ndeshje që nuk e vuri kurrë në diskutim.

Germany Bundesliga
Bayer Leverkusen 2-2 Union Berlin
Freiburg 2-2 Arminia Bielefeld
Greuther Furth 0-0 VfB Stuttgart
Hoffenheim 3-1 Augsburg
RB Leipzig 4-1 Mainz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *