• |
ide | kryesore

Lega Serie A fiton tre ankimime në Gjykatë kundër ASL: Torino, Udinese e Salernitana do të luajnë

-Instant, Sport



Lega Serie A ka fituar tre nga katër apelimet e paraqitura kundër masave të ASL-ve vendase: Gjykata Adminstrative Rajonale e Friuli Venezia Giulia, ajo e Piemontes dhe ajo e Kampanjas i kanë dhënë të drejtë Legas, pas përcaktimit të karantinës nga autoritetet për Udinesen, Torinon dhe Salernitanan, me lojtarët negativë që nuk janë më në izolim. Nga ana tjetër, Gjykata Adminstrative Rajonale e Emilias konfirmoi karantinën për Bolonjan. Kështu, java e 21-të e Serie A do të luhet pothuajse tërësisht (vetëm Cagliari-Bologna shtyhet), por ka ende paqartësi për datat dhe oraret e disa ndeshjeve.

UDINESE-ATALANTA – Gjykata Adminstrative Rajonale e Friuli Venezia Giulia pranoi ankesën e paraqitur nga Lega e Futbollit kundër dispozitës së autoritetit shëndetësor friulian që ndalonte zhvillimin e ndeshjeve të skuadrës bardhezi kundër Fiorentinës (të enjten e kaluar) dhe Atalantës (nesër), pas infeksionit nga Covid që ka përfshirë 12 lojtarë dhe tre anëtarë të stafit. Kështu, vendimi i Gjykatës Administrative Rajonale autorizon që ndeshja e nesërme e planifikuar në Dacia Arena në Udine në orën 16:30 të luhet rregullisht.

TORINO-FIORENTINA – Gjykata Administrative Rajonale e Piemontes pranoi ankesën e Lega Serie A, duke pezulluar karantinën në të cilën Torino ishte detyruar të qendronte për shkak të një dispozite të Autoriteteve Shëndetësore Lokale (ASL) të 5 janarit të kaluar dhe për këtë arsye ndeshja kundër Fiorentinës do të luhet, por ka paqartësi për datën: nisur nga pezullimi i dispozitës, ndeshja mund të luhet edhe të dielën në orën 14:30 sipas programit, por duke pasur parasysh ndalimin e Torinos në ditët e fundit, hipoteza për shtyrjen e saj për të hënën e 11 janarit në orën 18:30 mbetet në fuqi. Situata është në evolucion e do të jenë vendimtare orët e ardhshme dhe një rol të rëndësishëm do të luajnë edhe rezultatet e tamponëve të cilave i është nënshtruar Torino, e që priten të dalin pasdite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *