• |
ide | kryesore

Në shënjestër për mungesën e vaksinimit, avokatët e Djokovic mbrohen: “Pozitiv me Covid në 16 dhjetor”

-Instant, F1, Sport



Numri 1 i tenisit botëror, Novak Djokovic është përjashtuar nga vaksinimi kundër Covid-19 sepse ai u infektua me virusin në dhjetor: njoftuan avokatët e tij. “Data e testit të parë pozitiv për Covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021”, thuhet në një dokument të depozituar në gjykatën federale, i cili kërkon të përmbysë refuzimin e vizës së tij për të hyrë në Australi dhe për të marrë pjesë në Australian Open. Gjyqtarët do të vendosin të hënën në mëngjes.

Djokoviç – shtuan avokatët e tij – kërkoi të transferohej nga qendra ku u detyrua të qëndronte në Melburn, në mënyrë që të stërvitet para Australian Open. Nole ka qëndruar në Centre Park Hotel, që nga ardhja e tij në Australi, pavarësisht kërkesave të tij për zhvendosje.

Vetëm se ka një problem. Në letrën e dërguar nga Tenis Australia për tenisistët, në fakt, afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për përjashtim mjekësor ishte 10 dhjetori, gjashtë ditë para pozitivitetit të numrit 1 në botë.

POSTIMI NË RRJETET SOCIALE I 17 DHJETORIT
Një ditë pasi kishte rezultuar pozitiv, Djokoviç kishte postuar një foto ku tregonte pjesëmarrjen në prezantimin e pullave të dedikuara për të nga posta serbe. Postimi i tenistit është i datës 17 dhjetor, por Posta serbe kishte publikuar një story “në të nxehtë” më 16 dhjetor, ditën e ngjarjes: Pra, Nole mund ta kishte zbuluar pozitivitetin menjëherë pas kësaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *