• |
ide | kryesore

Një orë para protestës, Basha thërret në takim Kolegjin e Kryetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD Lulzim Basha do të mbledhë në orën 11: 00 Kolegjin e Kryetarëve, pra vetëm një orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha. Në fakt Basha ashtu siç kishte paralajmëruar ka shkuar në seli rreth orës 08:15 të mëngjesit. Ndërkohë në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm
 Gazment Bardhi thuhet se mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD do të zhvillohet për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”.

Mesazhi

“Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.

Ju përshëndes,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”.



5 Comments

  1. Do ti perdoresh si mburoje njerzore,me kujdes se do ti marresh ne qafe per karriken tende edhe ata,zemrimi i qytetareve demokrate eshte shume i madh !!!

  2. Si mund ti besohet ketij Skuthi, qe fle ne nje krevat me Qeverine. Ky qelbesire eshte anetar Qeverije, nje i shitur, ben sikur kritikon, genjen, fle gjume, REPEAT.

  3. Në Kili ka qenë një president me emërin Alende, nuk pranojë vendimet e grushtin e shtetit të bërë nga ushtria dhe u vra duke mbrojtur Presidencën. Basha tregoi se ka vendosmërinë dhe qytetarinë e duhur për tju mos ju nënshtruar urdhërave të berishizmit. E shoh me respekt ndarjen e qartë ndaj berishizmit e të persekutuarëve politik, të kësaj shtrese shoqërore të cilët ishin e janë të shtypur ekonomikisht e kulturalishte të cilët zotërojnë traditat më të mëdha të luftës për liri e luftës kundër komunizmit. Uroj që haxhiqamilizmi i komunistit Berisha të marë dënimin e duhur!

  4. Basha eshte I shitur tek Kryeministri.

    4 here humbes. Nje hajvan mund ta besoje kete Qelbesire e ti shkoje mbrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *