Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kundërshtarëve të tij politik, Berishës dhe Bashës, të cilët hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për bashkëpunim me kryeministrin. Ndryshe nga më herët, kur kreu i qeverisë ishte më pak i drejtëpërdrejtë në mesazhin e tij, kësaj radhe Rama ka ‘folur’ qartë. Përmes një reagimi në “Twitter”, kryeqeveritari i ka quajtur kufoma politike Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
Në këto kushte kryeministri iu ka bërë një thirrje demokratëve, ndërsa iu kërkon që të lënë mënjanë Bashën dhe Berishën:
“Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz! Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”, tha Rama.