• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund spektakolar në Bundesligë: nga 2-0 në 2-3, Eintracht del nga zona Europa League

-Instant, F1, Sport, Video



Borussia Dortmund inauguron fazën e dytë të Bundesligës me një fitore të pabesueshme me përmbysje, 3-2 në fushën e Eintracht Frankfurt dhe afrohet në -6 nga Bayern kryesues: Hazard (71′), Bellingham (87′) dhe Dahoud (89)’ i përgjigjen dygolëshit të Borres në pjesën e parë (15′ dhe 24′). Leipzig fiton duke mposhtur Mainzin 4-1 me André Silva (dygolësh), Szoboszlai dhe Nkunku, ndërsa Hoffenheim arrin i treti falë fitores 3-1 ndaj Ausburgut.

Një arritje e vërtetë e Borussia Dortmund, që nën dy gola deri në minutën e 70 gjen një sukses të pabesueshëm 3-2 ndaj Eintracht. Verdhezinjtë shkuan afër shënimit pas pak më shumë se një minute, me të djathtën e Meunier, që u devijua në shtyllë nga një ndërhyrje e shkëlqyer e portierit Trapp. Në minutën e 15′, megjithatë, vendasit kaluan në avantazh: goditja e dënimit e Kostic e devijimi vendimtar i Borre në fluturim, përfundon në rrjetën e Kobel, që e preku por nuk mundi ta largojë. Kaluan vetëm 9 minuta dhe kolumbiani realizoi 2-0, duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i Reus. Miqtë u futën në vështirësi dhe në minutën e 29-të N’Dicka goditi shtyllën nga vetëm pak hapa, duke humbur 3-0 e mundshëm në krosimin e Lindstrom, që do të kishte vulosur ndeshjen.

Në pjesën e dytë, megjithatë, ndodhi e pabesueshmja: në minutën e 71-të, Haaland shërbeu për Hazard që mposhti Trapp dhe shkurtoi distancën duke shënuar 2-1 nga fare pranë. Nga ky moment nis rikuperimi i verdhezinjve, të cilët fillimisht barazuan 2-2 me goditjen me kokë të Bellingham në minutën e 87-të, e më pas, dy minuta më vonë, shënuan golin e fitores falë goditjes me të djathtën në hyrje të zonës nga Dahoud. i cili firmosi 3-2 në favor të Dortmund. Tani, skuadra e Rose është e dyta me 37 pikë, -6 pas Bayern Mynih. Eintracht, nga ana tjetër, mbetet i shtati në kuotën 27 pikë, pasi ëndërroi për 70 minuta të bashkohej me Friburgun në vendin e katërt.

https://youtu.be/YqhAE1R9lh8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *