• |
ide | kryesore

Zidane trajneri i ri i PSG: Ish-tekniku i Real Madrid do të marrë drejtimin e ekipit në fund të sezonit

-Instant, Sport



Vetëm një vit pushim për Zinedin Zidane, që vitin e ardhshëm do të kthehet në pankinë për të qenë trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germain, duke zëvendësuar kështu Maurizio Pochettino. Ky është emri i kërkuar me forcë nga presidenti Al-Khelaifi për skuadrën e tij, sic raporton RMC (me konfirmime që vijnë edhe nga ana spanjolle).

Ardhja e ish-kampionit francez në klubin e Al-Khelaifit nuk lidhet aspak me qendrimin apo jo nën Kullën Eiffel të Kylian Mbappe, edhe pse është e qartë se me ardhjen e trajnerit sulmuesi do të mendohet mirë nëse do të largohet nga Parisi. Megjithatë, sipas RMC, edhe nëse ish-sulmuesi i Monakos do të niset drejt Madridit, Zidane do ta pranonte propozimin e klubit. E sigurtë që në skuadër nuk do t’i mungonin yjet për t’i stërvitur.

Zizu është lakuar edhe në të kaluarën për të qenë në krye të pankinës së PSG, apo dhe të kombëtares franceze. Pavarësisht se si do të përfundojë sezoni, apo pavarësisht faktit nëse fitohet, apo jo, Liga e Kampioneve, sipas asaj që bën të ditur RMC, Zidane do të pasojë trajnerin argjentinas në krye të skuadrës kryeqytetase dhe do të zëvendësojë Pochettinon, që ka përfunduar në radarët e Manchester United për të zëvendësuar provizorin Ragnick.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *