• |
ide | kryesore

Pse Rama po zgërdhihet me PD

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Porsa u shuan skenat luftarake në selinë e PD-së kryeministri Rama nuk i ka shpëtuar dot tundimit për ti “varur teneqen” budallejve që ai ka si opozitë. 

Sarkazma, ironia dhe tallja e tij ishin të ligjshme dhe kjo për disa arsye. 

Lexo me tej:

Situata mes Bashës dhe Berishës/ Rama ka një thirrje për demokratët: ‘Varini teneqet’

Së pari, sepse ai nuk ka më fillikat monopolin e ushtruesit të dhunës. Policia e tij, e cila pas ngjarjeve të teatrit i dha regjimit të Tiranës epitetin “barbar” në shtypin ndëkombëtar, nuk është më e vetmja. 8 janari tregoi se njësoj si Ardi Veliu, me dyer të blinduara, me gaz lotsjëllës e me hunj ndaj protestuesve mund të sillen edhe kundërshtarët e tij. Pra, pas asaj që ndodhi në sytë e gjithkujt, Rama me të drejtë mund të thotë se ai nuk është më i keqi, por thjeshtë më i forti dhe më i zoti mes të këqinjve të ngjashëm.  

Së dyti, ai ka arsye të gëzohet pasi gjithkush do ta bënte këtë, nëse do të qe dëshmitar i një kasaphane mes kundërshtarëve të vet. Sot me të drejtë, një socialist, i turpëruar deri dje nga nerveria e KPD-së, “Muçi, Naçi, Baçi”, mund të krenohet se grupet rivale brenda PS nuk shkuan asnjëherë me shumë se ofendimet verbale ndaj njëri- tjetrit. Sado të pacipë, të pamoral dhe të paprincip që të qenë vëllezërit armiq të së majtës, ata nuk përdorën kurrë grushtet, bravat, dyert e blinduara dhe gazin llotësjellës ndaj njëri-tjetrit. Edhe në rastet kur njëra palë, qoftë Majko, apo qoftë Meta, ndonëse ishin në krye të qeverisë, kishin policinë dhe administratën nga pas, dhanë dorëheqjen kur e kuptuan se ishin pakicë në parti. Edhe vetë Rama, ndonëse e linin jashtë sallave në garën për kryetar me Nanon, diti të presë radhën dhe të përfitojë nga largimi normal i liderit që u tërhoq pas humbjes. 

Me atë që ndodhi të shtunën, PD-ja u duk si një parti shumë më primitive, më e pagdhendur dhe më apolitike se PS. Dhe nga një konstatim i tillë nuk do të kishte rival politik që nuk do të përfitonte.  

Por, sado të forta të jenë efektet anësore të gjurulldisë së dhunshme brenda opozitës, ato janë shumë pak në raport me ekzaltimin sarkastik që kryeministri nuk po e mban dot të fshehtë.

Në fakt, Edi Rama nuk po fërkon duart, as se u barabit në dhunë dhe as se ia kaloi në imazh rivalëve të vet demokratë. Këto do të qenë shumë pak për të kënaqur një autokrat që e ka humbur prej kohësh ankthin demokratik të të maturit me votë. 

Rama sot po korr frytet e një skeme të përpunuar dhe lobuar për një kohë të gjatë, asaj të thërmijëzimit të opozitës. Ai ka qenë i ndërgjegjshëm se dikush që nuk është shumicë, ka shanc të qëndorjë në pushtet vetëm duke vënë në jetë parimin e lashtë përça e sundo. Pikërisht për këtë duhej ‘Non Grata” amerikane të cilën ai e paralajmëroi që dy vjet e gjysëm përpara se të ndodhte. Pikërisht për këtë, menjëherë pasi i sapokthyer nga SHBA, Erion Veliaj e njftoi se lajmi surprizë do të vinte së shpejti, ai u vu në veprim. Ai i refuzoi ultimatumet amerikane për të nxjerrë një ligj që e pengonte Berishën të hynte në kuvend. Ai pengoi Celibashin dhe KQZ-në të bënin një interpretim për të mos i dhënë atij mandatin. Sepse ai kishte një qëllim të vetëm, të palidhur aspak me ndëshkimin e “minuesit të demokracisë” dhe “qeveritarit të korruptuar”, Berisha. Objektivi i tij ishte ta shfrytëzonte “non garata-n” për të cilën kishte derdhur shumë djersë, që ti fuste flakën opozitës. 

Bilanci/Si po e shfrytëzon Berisha disfatën e 8 janarit

Me alibinë se nuk donte të përçante PD, këtë ëndërr ia realizoi Lulzim Basha, i cili që nga dita që përjashtoi babain e vet politik, nuk ka më parti.

Skenat që të gjithë panë në mesditën e 8 janarit janë rjedhojë direkte e këtij vendimi aventuresk dhe i gomarllëkut më monumental që ndonjë lider opozite ka guxuar të bëjë ndonjëherë.

Por, këtu nuk duhet mohuar merita e intrigës në filigran që Edi Rama e thuri me durim për një kohë të gjatë.

Prandaj ai sot po merr kënaqësinë e fitimtarit pervers të një loje të pistë. Ashtu si regjizori i një teatri kukullash, qe ai që e imagjinoi spektaklin me dyert e blinduara, dhunën mbi protestuesit dhe gazin lotëjellës. Ai që ne pamë mbi skenë ishte thjeshtë pupaci që i lëvizte ato.

Për këtë Rama tallet sot me “budallenjtë” që vështirësojnë jetën e njerëzve të tyre, teksa lehtësojnë mbretërimin e tij.

©Lapsi.al



40 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA DUKE SHIKUAR FOTOT E ARMINA MEVLANIT SHUME SHPESH ,KUR PO MASTUBON KARI PO I RRJEDHE QELBESIRE PERZIER ME MUT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SHUME SHPEJT DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN:INCEST NE FAMILJEN E EDI RAMES VAZHDON :GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS,

    1. Si do qofte puna une mendoje se te gjith Jane nje lloje por Saliu ndryshone me Ramen dhe Bashen se pse Saliu eshte edhe vrases.. Rama me fjalimin qē mbajti u tregue shume budalla pushteti tipike Turke Otomane Komuniste lindire

  2. KUR E SHQELMUAN NE KOKE DHE KOQE YMER GELBAZA KELLIREN YMER GELBAZA KELLIRA E MBANTE LLAPEN NE BYTH TE SALI BERISHES,PRANDAJ SOT YMERIT I MBAN GOJA ERE MUT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDHE FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE IK E MASTUBON ME FRROK CUPIN KOL SALLAKU SKYPE DHE MUHU VELIUN NE ZYRE TE EDI RAMES

  3. Po me Bushat kari po.

    Rama bleu ambasadoret.
    Rama bleu departamentin e shtetit.
    Rama vodhi zdhedhjet.
    Rama perjashtoi Berishen.

    Bushati qe thoshte qe PD duhet te braktise parlamentin, regjimi permbyset me dhune.
    Edhe kurvat kane me shume integritet.

    1. Bushatu harron, ose ben sikur, qe nuk mund linde dicka morale nga imoraliteti. PD ishte parti e destinuar te deshtonte dhe te percahej jo ne momentin qe Berisha u shpall non grada por nga pseudo reformimi i saj pas humbjes se 2013 ku pushteti u “transferua” nje kukulle si Basha, ndekohe qe ghithe vendimarrja politike e partise vazhdoi te orientohej nga Berisha. Bushati e ka te kote ti mbushe mendjen vetes dhe lexuesve qe procesi non grada i Berishes mund te vihet ne levizje nga nje lider provincial, i cili padyshim shijon pushtetin kur ka perballe nje opozite qe eshte me keq se mediokre. Opozita ja beri vet gropen vetes, Rama thjesht sa shkruajti epitafin.

      1. O kar po nqs do të ishte vërtetë Berisha në krye të partisë do të ta kishte qirë mami kurvën dhe edvinin, por ishte lul zgjebja pa tal menderen drogaxhiu dhe ju parazitë që paguheni me taksat e njrëzve të ndershëm.

  4. Te them te verteten me keto skenat me hunj qysqi e vare po qesh e qan nje shqiperi e tere. Gaz lotsjelles e njerez qe kacaviren si spidermena neper mure. As diskutohet qe rama sigurisht do e perdorte politikisht si cdo politikan tjeter kete rast te arte.
    O kasolle ku na mblodhe thuaj.

    1. Idiotët, teveqelët dhe kokëmutët si puna jote mund të qeshin, natyrisht, përveç ramës e klanitr të tij që e kanë Kthyer Shqipërinë në pronë private.

  5. Bushat analiza qendron dhe eshte vazhdim i analizave te medias,normal
    Por Rama nuk e vuri Bashen ne PD,ai eshte pjelle shterpe e Berishes qe per kete birbo u sakrifikuan shume koka te PD.
    Vjedhja e madhe e familjes e vuri ne krye kete bufone te PD.
    Por krimbi qe lindi eshte me i forte se flutura qe e polli si te thuash”vejusha e Zeze”.
    Jo Rama ,por kushdo tall sumen me kete corbe hajdutesh dhe banditesh.
    Cfare mbollen ate korren.
    Lum si Ne qe ju kemi edhe Ju Bushat edhe ata qe hane para.

    1. Para pak ditesh beta nje koment ku thoja se do ishte mire qe Berisja te kish themeluar nje parti tjeter cosetvatore ( siç thoshte ne tubimet e foltoreve , ), por siç u pa, nuk u tregua shume dinak, edhe pse e dihesh qe doçi do ta mbronte me çdo mjet llullin… Keshtu qe Berisha ra ne kurthin qe kish pregatit prej kohesh doçi, siç thote Bushati ne kete analize.Edhe nje here tjeter doçi fitoi. E vetmja rruge qe i ka ngel Berishes eshte krijimi i nje partie tjeter demokratie kosevetore, ndryshe eshte veshtire te ndryshoje dicka per te miren e vendit.

  6. Njerezvet qe gezohen per ate qe ndodhi dje ne seline e Pd i u them lexoni analizen e profesorit te nderuar Arian Fuga Jemi te gjithe te humbur neShqiperi apo neper note’ socialists.demokrate a te tjere pa perjashtim (vecoj vetem ata qe ishin te kenaqur me gjendjen para dates 8 Janar).

  7. E drejte. ka punu rama qe ta shofin pd keshtu.

    por sic ti bushat thoje pasi pd humbi zgjidhejet. PD ka marr fund me lul bashen.

    Te ndjek me vemendje habitem nga shpejtesia qe e kupton lojne politike.

    je njeri me shum intuit bushat. Respekte.

    edhe arjan cani ka goxha intuite edhe ai. por artikulimi jot eshte unikal.

    vazhdo keshtu… nje popull budalla edhe i shtypur do kete shprese per aq kohe qe do kete njerez qe do luftojne per te verten

  8. Ajo qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Partine Demokratike eshte nje tregues sesa e ndryshme eshte ajo nga Partia Socialiste. Pamje e pare, nga nje krahasim mes dy partive, eshte ashtu sic thote Bushati socialistja del me e moderuar se demokratja, sa i perket zhvillimeve politike brenda tyre. Por, une mendoj se krahasimi eshte tejet problematik.
    Une kam kete argument. Partia Socialiste eshte parti me nje elektorat te konsoliduar mbi 8 dekada. Ne krye te saj kane qene personazhe nga me te ndryshme, qe nga koha e luftes se dyte boterore, gjate diktatures dhe sot ne demokraci. Por, elektorati ka mbetur po ai; nuk ka ndryshuar fare; aq solid eshte. Nese fiton zemren e tij, nese fiton mbeshtetjen e tij, fiton partine; cdo perpjekje tjeter do te isht e kote; qe ketej edhe sjellja demokratike e liderve socialiste qe permend zoti Bushati; qe ketej edhe vete durimi “demokratik” i vete Rames per te kapur kreun e saj.
    Shkurt, eshte vete soliditeti i elektoratit socialist, qe ka imponuar kete sjellje te drejtuesve te saj ne keto 3 dekada.
    Krejt ndryshe eshte me Partine Demokratike. Elektorati i saj eshte shume me i ri se ai socialist; eshte me individualist; nuk eshte nje elektorat solid nga baza e saj sociale, te cilen nuk besoj se mund te kete ndonje sociolog qe ta percaktoje qarte, sepse eshte laraman.
    Ingredienti i vetem qe e ka mbajtur kete elektorat kaq solid sa eshte, eshte Sali Berisha, apo me sakte, meqe do ta pelqente edhe Bushati si i majte qe eshte dhe qe e perdor si term shpesh, eshte berishizmi. Berishizmi ka qene per keto 3 dekada thelbi solid i elektoratit demokrat; pa kete ingredient, Partia Demokratike do te ishte shperbere qe ne vitin 1997; ishte berishizmi qe e mbajti gjalle nga shkaterrimi pothuaj i sigurte; pa kete ingredient, Partia Demokratike nuk do te ishte rimekembur ne vitet me pas, per te arritur deri ne fitore ne vitin 2005; per tete vite, nga 1997 deri ne 2005, ishte ingredienti i fuqishem berishist , i cili jo vetem e shpetoi nga vdekja kete parti, por e ringriti deri ne ate pike sa te merrte serish pushtetin.
    Analiste te ndryshem, duke folur per kete periudhe dhe per rikthimin e Berishes ne pushtet, nuk e kane perfillur kete fakt, qe per mua eshte kryesori.
    Madje, edhe pergjate 8 viteve te kaluara, me Bashen si kryetar, me drejtimin mizerabel dhe humbjet e njepasnjeshme, ishte pikerisht ky ingredient, berishizmi pra, qe e mbajti ne kembe Partine Demokratike, ishte hija e rende e Berishes, qe edhe perjashtimet e bujshme nga Basha te elites se PD-se – te cilat ne rrethana te tjera patjeter qe do te kishin cuar ne shkemoqje te sigurte te partise – te kalonin pa probleme.
    Sa pa u cenuar ky ingredienti berishist i PD-se, ajo nuk kishte probleme ekzistenciale. Sapo u cenua, problemi ekzistencial i saj u be menjehere problemi kryesor.
    Tani, ketu jemi perballe nje paradoksi: berishizmi ka siguruar soliditetin e elektoratit te PD-se dhe mbajtjen ne kembe te saj edhe ne momentetet me te veshtira, pra eshte pozitiv – berishizmi, nga kendveshtrimi moralist i vlerave liberale demokratike te botes se ciles metojme t’i perkasim, eshte negativ.
    Ky paradoks eshte nje fakt. Ky paradoks eshte ne thelbin ekzistencial te PD-se. Me mire se kushdo tjeter, kete e di vete Sali Berisha. Ai eshte edhe i vetmi qe mund t’i jape fund ketij paradoksi.
    Eshte kjo njera nder arsyet kryesore, te cilen une e besoj, porqe nuk mund ta vertetoj, se pse Sali Berisha zgjodhi Lulzim Bashen si pasues; nje profil totalisht i ndryshem nga i tiji dhe ne shume aspekte e kunderta totale e berishizmit ( kam pershtypjen se presioni i jashtezakonshem , jo vetem nga propaganda e kundershtareve politike, por edhe nga nje pjese e madhe e analisteve ne lidhje me berishizmin si menyre sjellje politike, ka ndikuar edhe vete Berishen).
    Basha rezultoi nje deshtim spektakolar. Tani jemi prape ne piken, kur vetem Berisha mund te jape zgjidhjen per mbijetesen e PD-se. Me propozimet e reja qe ka ofruar, mendoj se eshte ne rruge te mbare.

  9. po si mos zgerdhihesh ? Bashen e ndihmoi Berisha, Sorosi dhe Rama, qe arriti deri ketu, tani shume dakord anullim loje . Po Rama ka paguar leket per Bashen 8 vite nje me nje, kontrate me kontrate, ka te drejten e tij te mbroje investimin. Ai e ka paguar shume shtrenjte kete komedi. Te gjithe ne e kemi paguar shume shtrenjte.

    te qajme eshte pak

  10. PDja, nëse ka ndonjë dhëmb të mbetur të kafshojë, dhe jo atë të krimburin e Sali Berishës, duhet ti nxjerrë të dy ‘liderët’ qe e sollën PDnë në këtë gjëndje të mjerueshme ku është, për leckash dhe jashtë. Nëse i ka mbetur ndonjë dhëmb në gojë që të kafshojë.

    Nëse jo, atëhere të dy fraksionet do hanë njëri tjetrin me ata pak dhëmbë që ju kanë mbetur deri në shuarjen e plotë. Vit pas viti do i shohim si do zhduken ngadalë nga sytë.

    Zhdukja e PDsë mund të lirojë vendin për një opozitë të vitit 2023 e me tutje. Një që duhet për keto kohëra. Besoj që e patëm mjaftueshëm këtë që kishim për të luftuar Enverin 37 vite pas vdekjes së tij.

  11. Pa militantizem. Berisha ka ngjallur shprese dhe fryme te anetaresia e PD, por edhe te qytetare e tjere. Shihni sa ndiqet ne te gjitha mediat Berisha, ne oren kur del ai ka shikueshmeri maksimale, nuk sheh shume qytetare ne rruge, kur dine oren kur del ai te flase duan ta degjojne. Ai ka brend tij shpresen e gezimin per nje grupim.te madhe dhe friken per te pjesen tjeter.

  12. Hesapet u bene pa hanxhine. Me non graten rikthyen luanin qe po flinte, e faktorizuan dhe nuk ka media e analist qe te zbehe frymen qe ai ka ngjallur. Kush i ben gropen tjetrit bie vete brenda.

  13. Të pashë, të pashë kur meshët* i merrje me mashë, ooo biri i djallit :).

    *kuleçë për festa ortodokse

    Sali Berisha ka patur strategjinë gabim. Ai duhet të kishte shkuar dje me 300 petrita dhe të kishte thyer xhamat etj; dmth atë që bëri.

    Pastaj sot, duhet të kishtë shkuar në mengjes i maskuar si Reshat Arbana dhe të ishte futur tinzash në selinë e PDsë, te zyra Lulit dhe fap, kishte ndërru bravat, çelësin në xhep. Hajt ta marrsha, hik tesh. Fitoreee.

  14. Bushat, me te vetmin dallim se ‘akuzat e Muçi-Naçi-Baçit’ ishin te Partiae ne pushtet ne ate kohe!!

  15. “Me atë që ndodhi të shtunën, PD-ja u duk si një parti shumë më primitive, më e pagdhendur dhe më apolitike se PS.” Me kete rjesht nga shkrimi jot qe eshte e sakte, si gazetare duhet te kerkosh falje lexuesve te tu, ne qofte se ke ndergjegje e per shkrimet e komentet e tua te meparshme nxitese per kete situate dhune ne PD. Me deshire ose jo ishe ne pozicionin e gabuar! Ne ate godine u konfirmua se nje pjese e konsederueshme e shqiptareve s’jane te gatshem per te bashkejetuar me modelin politik demokratik qe ne kontinentin tone mbizoteron.

  16. Z. Bushati, nje sugjerim :
    Hidh drite sa ke mundesi ne ate te famshmen Padi te Sali Berishes ndaj te Paditurit Entony Blinken ne France!
    Ka realisht nje date te atij Gjygji e per me teper – A ekziston nje Padi e tille ne dyer te gjykatave franceze?

    Kjo marre shkas edhe nga pervoja me Edi Ramen qe deklaroi me pare – Kam paditur per shpifje Gazetarin Peter Tilde te BILD …(por qe rrezultoi nje nga Rrenat me kembe te shkurtera te Endri Fuges)

    1. O idiot po të mos kishte padi do të ta kishte thënë edvini si sihariq, por je kaq idiot sa duhet të ta japë bushati përgjigjen se ka apo nuk ka padi të Berishës për shpifje ndaj sorroistit blinken.

      1. Mos u dhias or kopili pa emer e mos kerce perpjete sikur ke Kastravecin ne bythe.
        Shpejt do ti dale kallaji i rrenes Padise Leshit ndaj Blinkes qe Sali Leshi genjen Leshko si ty !
        Do ta shohim edhe ate, “Gjygjin Berisha-Blinken”, qe as SYRI.TV qe rri te bytha Saliut nuk e permend me fare.

  17. Rendom degjohet dhe lexohet nje ligjerate – Nuk ka Opozite.
    Eshte nje alibi e sajuar nga Pushteti dhe e hedhur ne publik nga rrogetaret e Pushtetit per hir te Pushtetit.
    Kjo eshte e pelqyeshme deri diku nga njerez te ndryshem si justifikim per gjendjen katastrofe Ekonomike!
    Per te vetmen arsye : Keshtu i largohen thelbit real te gjithe situates Fukarallekut, Hajduterise, Ekonomise bloze, Keq qeverisjes ne teresi qe eshte – Nuk ka Popull Qytetar, por ka Popull te manipuluar mediatikisht.

  18. Tani ky vend ka nje tablo te qarte:
    Pushteti i rilindjes qe i nxin jeten shqiptareve,dhe opozita e shkaterruar.
    Mendoj se amerika kete ka pritur;
    Tani me nje gur vrau dy zogj,edhe Bashen edhe Berishen.
    I fut ca nongrata deputeteve dhe qeveri teknike.
    Mund ta kemi nje fat te tille,duke ditur se ne vete asnjehere nuk behemi?Amin!

    1. Nuk jam dakort z. Bushati! Rama eshte ne te drejten e tij kur komenton zhvillimet ne PD, megjithese ke nje ndjenje perzierje e peshtirosje kur e degjon teksa thote troc qe Shqiperia nuk ka me nevoje per opozite. Fajin per opoziten gjeje brenda saj. Berisha i vuri kazmen PD qysh kur caktoi kete molusk per pasardhes te tij. Me sa duket e ka parashikuar kete qe po ndodh, pak a shume. Sot ai nuk shkaterroi vetem Bashen, por efhe PD. Nanos as qe i shkon ne mendje rikthimi. Ky e ben realitet. Nano e shiti PS si prone private te Rama dhe kjo na rezulton sot nje zgjidhje me e mire se ajo e Berishes, qe akoma nuk po e leshon PD duke e trajtuar si prone jo ne shitje. Mos te fajesojme Ramen, por ciftin Basha Berisha qe me sa duket kane per qellim ta kthejne Ramen ne mbret. Te dy jane anet e te njejtes medalje. Jo se po them qe Bushati mban ndonje ane, por po them qe PD ka vec nje shprese: AS BASHA, AS BERISHA! Perndryshe, nuk do ishte partia e pare qe do zhdukej pa lene gjurme.

  19. REBO, TE RRIME E TE KUJTOJME BABALLARET E RAMES, E KE GJETUR HELMIN ME POROSI. ZGJIDHJE KA, E AJO DO VIJE ME LARGIMIN E DY KODOSHEVE, RAMES, BASHES.

  20. 388 (Treqind e tetedhjete e tete) MILION Euro!
    Kaq ka vajtur fatura e gjobave qe Shqiperia i detyrohet gjygjeve te Arbitrazhit. (Nga Auditi i KLSH)
    Tani o zotni Andi Bushati pra, duhet ta ndryshosh titullin e shkrimit tend SEPSE –
    Ky Rama nuk po zgerdhihet me PD, por me mbare nje popull ne kete Shqiperi

  21. Bashën dhe Berishën i ka zënë “mallkimi” i Sokol Olldashit, të cilit i mohuan fitoren me të padrejtë, aq sa sot “babë” e “bir” politik nuk po kacafyten vetëm politikisht, por kanë kapur “hunjtë” ndaj njëri tjetrit dhe po përplasen deri fizikisht bashkë me mbështetësit e tyre në derën e selisë së partisë, për ta “pushtuar” atë.

    Është një mallkim i rëndë me sa duket ky, aq sa jo vetëm Berisha e Basha nuk do bëjnë hajr asnjëherë, por as PD sa të ketë drejtues të dy pjesëve të saj këta dy politikanë, nuk do të gjejë kurrë më derman.

  22. Bushati po na trajton si idiote, po nano vodhi sa plasi me bekimin e berishes po shijon ende ate pasuri ne austri dhe Rama e mori fale ps. Si mund ta krahasosh me salen qe spranon terheqje edhe sot, qe me menyrat e tij do te beje bashen shembull. Ate bashe qe e solli vete dhe konfirmoi ne zgjedhjet e fundit. Nuk pret vendimin e gjykates kushtetuese por do ti zgjidhe gjerat si bajraktar.
    Bushat mbaj linjen e demaskimit te rames se kur merr ne mbrojtje salen te dhjet me gjithe shkullakun.

  23. Shkrimi shume i bukur por po i kerkon shume Rames.
    Rama eshte fiks ne pozicionin e vet dhe bravo i qofte per zgjuarsin me te cilen vepron.
    Rama nuk eshte bamires edhe kaq sa po ben pak e kan se Saliu i mbyllte dhe gojen ketyre dhe jam i habitur se sjellja faktikisht duhet te ishte proporcionale sic ja u bente ai tja benin dhe kta ti kapnin per zhelesh.
    Eshte lojtar kalibri tjetri eshte nivel tjeter nuk eshte nivel zhelesh.

  24. Ti shkrimin e ke te bukur po ti duhet te fshihesh mos dalesh me jasht nga turpi.
    Shiko cfare partie po i sygjeroje shqiptareve turp te kesh do i kishe mare ne qaf te kishte ecur llafi jot.
    Here tjeter jam dakord me mire dil vete aty e te te votojne ty e jo sygjerimet e tua se jane 100 vjet mbrapa Shqiptaret nuk kane kohe te ngecin apo te bejne eksperimentet e Andi Bushatit.
    Je 100 vjet pune mbrapa o mik edhe zoti te vij aty ska cben duhen 100 vjet pune jo muabetet e tua ta heqim kte te vejm ate kush ma mbush xhepin me shume rrk. Je 100 vjet mbrapa pun dit per dit ok Andi eksperimenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *