• |
ide | kryesore

Berisha kthehet në PD: Lulzim brava është sot një armik i egër, një fytyrë mizore për demokratët. Asgjë s’mund të na ndalojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha është kthyer sot në selinë e PD së bashku me komisionit e përkohshëm të rithemelimit të PD-së, një ditë pas protestës së dhunshme. Ish-kryeministri falenderoi protestuesit, teksa tha se ata iu faktuan shqiptarëve se “Lulzim Brava” është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë.

“Jam këtu për të shprehur në emër të komisionit të rithemelimit të PD-së përshëndetjet më të zjarrta mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit të cilët në një mision historik, me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, të parimit themelor, të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër tyre dhe se pavarësisht nga këto, ata siç u konstatua, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha është zotuar jashtë selisë së Partisë Demokratike se asgjë nuk do ta pengojë dhe ndalojë në vazhdimin e kësaj beteje.

Berisha denoncon se janë bërë lista dhe janë arrestuar e ndaluar demokratë, që sipas tij, nuk kanë kryer asnjë lloj akti dhune.

“Erdha këtu për t’u zotuar se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojëmbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij. Gjithashtu, dua të shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen e pakufishme, ndaj atyre demokratëve e demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë “jo, Lulzim, por Lulzi”. Në një bashkëpunim të ethshëm me narkopolicinë e Edi Ramës, mbrëmë pas përfundimit të protestës janë formuluar lista dhe janë arrestuar, ndaluar, demokratë, që nuk kishin kryer në mënyrë absolute asnjë lloj akti, për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës. Kjo është një histori tjetër turpi e Lulzim Bravës, e bashkëpunimit të tij si një vegël e Edi Ramës. Gjatë këtyre orëve unë kam marrë me dhjetëra e qindra mesazhe nga demokratët, të cilët janë jashtëzakonisht të inkurajuar në vazhdimin e kësaj beteje, të cilët përjetuan skena që kalonin imagjinatën e tyre”, u shpreh Berisha.



23 Comments

  1. E tillë ishte protesta e Sali Berishës. Një politikani që të vetmin ritual dhe markë dalluese ka dhunën. Na ktheu edhe të shtunën për pak orë në vitet ’90, në atë dekadë ku mbretëroi dhunshëm përmes burgosjes së gazetarëve e djegies së redaksive, përmes futjes në burg të kundërshtarit kryesor sapo u ngjit në fronin e pushtetit, dhe ku la pas një bisht tragjik vdekjesh e krizash të thella

    1. Po ku e pe dhunen or te qifsha motren. Po te gjithe ata qe u dhunuan dhe ishin ato demokrate fakira qe ju beri dush me gaz kimik policia dhe ato mercenaret e Lulit nga brenda. Kush u rraf me shkopa bejsbolli o pleher dje? A ishin mercenaret e Braves qe godisnin si shtaze plakun 70 vjec?
      Po ti mor te komunist te blindoje Rama seline e PS dhe mos te leje te futesh ty qe je votues i asaj partie por nderkohe te te zgerdhije ne dru e ne gaz kimik ca do beje? Si do e hapesh deren e shtepise tende nese ta ka marre qiraxhiu e ke nderruar braven e blinduar deren?
      Ik mer mos na cani garin e na boni te bukrin shejtan ketu me moral e sofizma se tu paska prishur e shtuna bythes tate se ne vend te sufllaqeve paske ngrene kokoshka. Bythqir muti!

  2. Shumica triumfon heret e vone se eshte e drejte dhe ligj i natyres. Lul Brava mund ta mbaj te rrethuar me zinxhir e blida si kohe fizike dhe ndonje dite, por ai me kete sjellje prej skuthi dhe te deshperuari lidhi dhe bunkerizoi politikisht veten e tij dhe te atyre 10-15 te zgjedhurve te tij si deputet.Lul Brava dhe te tijet dje bene aktin e fundit te vetevrasjes politike. Godina do rrjedhe dhe do posedohet nga ajo anetaresie sikur dhe tanke te veje te dera kryesore Brava me Ramen. Jane ca ligje dhe norma qe mund ti pengosh te ndodhin ne nje moment te caktuar ne fillim, por nuk mund ta ndalesh te ndodhe . Ajo do ndodhe shume shpejt. Ajo godine quhet godine e PDse sepse eshte dogina e demokrateve dhe jo e Lul Braves sepse nuk ka sheninim ne dere “Familja Basha”.
    Njerezit duhet ta kuptojne se i majte apo i djathte,kurdohere vendit i duhet nje opozite e vertete, a pashitur te qeveria, sepse kjo mban qeverine mos lajthise, dhe i ben mire shoqerise, vendit dhe ne fund automatikisht shqiptareve.

    1. Per ata jane ne anen e drejte e te shumices eshte vendosmeri. Per frikacaket, komfirmistet e skuthat eshte “cmenduri”.

  3. Sali Berisha ,kjo pjelle e incesteve te tribuve te malsise kerkon te duket si politikan me mbeshtetje po ne fakt eshte vetem nje kufome e pakallur Po ashtu dhe Lyl Kurva Te dy jane te vdekur pasi jane zhytur ne krime,korrupsion,vjedhje galopante .Duhet ti lene te shkerdhein nonat e njeri tjetrit

  4. Pse nuk arrestohet ky plakush matuf tani qe ska as parti as mbeshtje nderkombetare edhe sic u pa ska as mbeshtetje e njerzve, pervec ca militantes dy leksha, si ka mundesi qe ky lejohet te eci si ka cliruar Tiranen duke prishur e bllokuar rruget, pse?

    1. PO ARESTOJENI MOR KARA, 8 vjet aty e keni pasur, për çfarë do ta arestoni se nuk e doni ju parazitët dhe komunistët!!!!?

  5. Revolucionare shpellare, kur vetem shani kenaqem se kuptoj se ju djegin shume te vertetat e tmerrshme te doktor kriminelit qe shkruajne komentuesit. Zot na qero nga shqiperia injorancen e sufllaqexhive te Rames dhe qoftexhive te Berishes.

  6. Ky kelysh kurve vucidoli duhet arrestuar sa me shpejt Nga frika eshte i gatshem te beje cdo gje Vetem se me 1000 vete qe i shkojne pas ska asnje shanc te beje rremuja ,vetem te shkoje te SHQUP I dhe beje si trim Ne fakt i ka mbushur breket se e di qe do shkoje ne burg bashke me dy kopilet e tij me fytyre orangutani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *