• |
ide | kryesore

Bolonja sulmon Lega Serie A: “Vendimi për të luajtur kundër Cagliarit të martën na lë të habitur”

-Instant, Sport



“Jemi të tronditur nga një masë e marrë pa nevojë reale për urgjencë, e cila tregon vetëm përbuzje ndaj parimeve më elementare të drejtësisë konkurruese dhe mbrojtjes së integritetit fizik të lojtarëve”. Vendimi i Lega Serie A për të shtyrë ndeshjen Cagliari-Bologna për të martën nuk është gëlltitur lehtë nga klubi emilian, që ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij përmes një deklarate të ashpër të lëshuar mëngjesin e së dielës.

KOMUNIKATA E BOLONJËS
“Bologna Fc 1909, duke marrë shkas nga vendimi i pakuptueshëm i Lega Serie A për të shtyrë ndeshjen Cagliari-Bologna për të martën në 11 janar, ka qëllim të shprehë kunëdrshtinë e saj totale për një zgjedhje të pamotivuar, penalizuese e shqetësuese. Të gjithë pjesëmarrësit e grupit skuadër janë në izolim në shtëpi që nga e mërkura për shkak të një vendimi të Autoritetit shëndetësor të Bolonjës, vlefshmëria e së cilës është konfirmuar edhe nga Gjykata Administrative. Për rrjedhojë, lojtarët që nuk rezultojnë pozitivë për Covid-19 do të duhet të largohen për Cagliarin nesër dhe duke luajtur një ndeshje kampionati të martën pa patur mundësi të stërvitemi për një javë, me të gjitha rreziqet që rrjedhin edhe për sigurinë e sportistëve. Jemi të tronditur përballë një mase të marrë pa asnjë nevojë urgjente (as Bolonja e as Cagliari nuk luajnë në kupat e Europës dhe për këtë arsye nuk ka mungesë të datave të disponueshme në kalendar), që dëshmon vetëm përbuzje ndaj parimeve më elementare të drejtësisë konkurruese dhe mbrojtjes së integritetit fizik të lojtarëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *